Policia e Vlorës ka sekuestruar mbrëmjen e së dielës një gomone dhjetë metra të gjatë, që mendohet se përdorej për transportimin e drogës drejt brigjeve italiane. Mjeti është gjetur në grykëderdhjen e lumit Vjosë, në fshatin Bishan, ndërsa pronarët e tij kanë arritur t’i shpëtojnë policisë.