Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohet “Carslberg”, ja sa është shuma e kredisë që nuk ka paguar

2016/02/26 at 1:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohet “Carslberg”, ja sa është shuma e kredisë që nuk ka paguar

Sekuestrohet kompleksi “Xheko Imperial” ose siç njihet ndryshe në kryeqytet me emrin “Carlsberg”. Hoteli më luksoz në Tiranë dhe që ndodhet prapa godinës së presidencës, prej një muaji është sekuestruar nga përmbaruesi privat Edvin Malotaj. Prona shumë milion euroshe, nuk mund të tjetërsohet dhe as të shitet tek persona të tjerë, pasi vendimi i sekuestrimit i 19 janarit 2016 i është dërguar zyrës së hipotekës në Tiranë, e cila ka bërë bllokimin e rreth 23 pasurive, të këtij hoteli që rezultojnë me certifikatë pronësie në hipotekë.

Godina lukzoze, i përket biznesmenit Agron Xheko i cili mësohet se për të ndërtuar objektin ka marrë kredi në disa banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Si dorëzanës Agron Xheko ka futur dhe bashkëshorten e tij Zhaneta Xheko, dhe këtë veprim e ka bërë në kredinë prej 5.5 milion euro që ka marrë në një bankë të nivelit të dytë.

Tashmë është pikërisht kjo bankë, që prej nëntorit 2015 ka nxjerrë një urdhër ekzekutimi kundër biznesmenit Xheko, pasi ka rezultuar se ky i fundit nuk ka arritur të shlyejë këstet mujore, madje kohët e fundit kishte shkëputur marrëdhëniet me bankën, duke lënë pa paguar një diferencë prej disa milion eurove.

 Tre superkreditë

Në 6 tetor 2007 Agron Xheko ka marrë pranë një banke të nivelit të dytë një kredi prej 900 mijë euro e cila është ndryshuar me amendamentin e 10 marsit 2008. Nga ana e biznesmenit Agron Xheko, i cili rezulton debitor, nuk është shlyer detyrimi në afatet e përcaktuara në kontratë, duke ndërprerë marrëdhëniet e pagesës me bankën, duke lënë pa paguar shumën prej 864.424 euro. Pas kësaj kredie biznesmeni ka marrë një tjetër kredi, ku banka ka rënë dakord ti japë kredimarrësve shumën prej 2 400 000 Euro e cila do të paguhej me 216 këste mujore duke filluar pagimin e këstit të parë mujor në muajin korrik 2007.

Referuar amendamentit të 28 korrik 2006 palët kanë rënë dakord të ndryshojnë mënyrën e ripagimit të principalit të kredisë si më poshtë vijon:“…Shuma e principalit të kredisë do të paguhet me 216 këste mujore duke filluar pagimin e këstit të parë në muajin korrik 2008. Interesi do të paguhet çdo muaj duke filluar pagimin e këstit të parë 30 ditë pas disbursimit deri në muajin korrik 2026”. Sipas bankës kredimarrësi i detyrohet bankës një total prej 2.223.026 euro, por kjo shumë nuk është kthyer. Ndërkohë pas kësaj kredie, sërish biznesmeni Xheko ka marrë një kredi tjetër në vlerën 2.223.880 euro. Të gjitha kreditë janë përdorur për ndërtimin e superhotelit, i cili nga sa mësohet vijon të ndërtohet ende në disa pjesë të tij. Sekuestrimi i hotelit Pa kaluar shumë kohë nga nxjerrja e tre urdhër­arresteve, ato i janë transferuar studios përmbarimore “Strati Baliff”, e cila pas administrimit të vendimeve gjyqësore, fillimisht mësohet të ketë vendosur të njoftojë biznesmenin Agron Xhako për ekzekutim vullnetar të tre vendimeve gjyqësore. Brenda afatit, ai nuk është përgjigjur dhe nisur nga kjo situatë studio përmbarimore ka marrë veprimet konkrete, duke vendosur sekuestrimin e plotë në hipotekë të kompleksit të njohur “Xheko Imperial”, i cili njihet ndryshe në Tiranë si hotel “Carlsberg”.

/shqiptarja.com/

Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Ku hyjnë vezët, dalin fjalët

Ku hyjnë vezët, dalin fjalët

Sot Byroja e Kuvendit/ Qëlluan Ramën me vezë, PS kërkon pezullimin e deputetëve demokrat

Sot Byroja e Kuvendit/ Qëlluan Ramën me vezë, PS kërkon pezullimin e deputetëve demokrat

Frika nga Prokuroria Speciale dhe nga “Sita” (amerikano-europiane)

Frika nga Prokuroria Speciale dhe nga “Sita” (amerikano-europiane)

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com