Policia greke ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 74 kilogramë e 370 gram kanabis në Kastoria, në afërsi të kufirit greko-shqiptar.
Mediat greke bëjnë me se në momentin që shqiptarët kanë kuptuar se janë pikasur nga policia kanë hedhur kanabisin dhe kanë tentuar të arratisen por vetëm njëri ia ka dalë ndërsa tjetrit iu vunë prangat.
Mësohet se shqiptarët kanabisin e papërpunuar e kishin futur në thasë.
Sakaq, 34-vjeçarit shqiptar i janë konfiskuar dy aparate celularë dhe 200 euro. Ndaj tij është ngritur akuza për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit tjetër./Opinion.al