20 000 euro janë sekuestruar ditën e sotme në Pikën e kalimit Kufitar të Muriqanit.
Policia bën me dije se si rrjedhojë e kontrollit, shërbimet e Policisë konstatuan një hapësirë të modifikuar, në automjetin e shtetasit E. M. ku ishin fshehur 20 000 euro të cilat ky shtetas tentoi t’i kalonte në PKK Muriqan, pa i deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Kamëz. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma 20 000 euro”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.