Policia italiane ka arrestuar nëntë persona dhe kanë sekuestruar rreth 130 kilogram kokainë në një makinë Rexho Kalabria, në mes të arkave me fruta plastike.
Në krye të këtij grupi ishte Attilio Vittorio Violi, 52 vjec një person i konsideruar si një nga “kapot” e Ndragetës.
Mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezër shqiptarë të identifikuar nga mediat si Gazmend dhe Azem Tahiraj.
Droga vinte nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e BE-së. Përvec trafikut të lëndëve narkotike këtij grupi mafioz i atribuohen edhe krime si tentativë vrasje, organizatë mafioze, rrëmbime, grabitje dhe abuzim me armë.