Autoritetet kanë arrestuar gjashtë shqiptarë në Norvegjinë Perëndimore si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.
Mësohet se autoritetet kanë sekuestruar në një anije 100 kg kokainë të ardhur nga Brazili që po trafikohej nga ky grup kriminal.
Në pranga kanë rënë 5 burra dhe një grua, të gjithë shtetas shqiptarë. Mediat e huaja raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Norvegji.
Ndaj të arrestuarve është vendosur masa e paraburgimit për 4 javë. Ata nuk janë kapur në anijen e mallrave, por janë arrestuar si pjesë e grupit që merret me trafikun e drogës.