VLORE- Tre persona, dy femra dhe një mashkull u arrestua për prostitucion në Vlorë. Ata janë Laureta Alili, 39 vjeçe, Klaudio Kovaçi, 21 vjeç dhe Xhoana Çelaj, 20 vjeçe. Sipas policisë ata u kapën tek Parku i Tregtisë, në vendin e quajtur “Bar-C….”
“Laureta Alili, është kapur në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion Xhoana Çelajn, kundrejt një vlere monetare prej 5 mijë lekësh”, thotë policia.
Klaudio Kovaçi, i dënuar më parë për vjedhje, është kapur në flagrancë pasi shfrytëzonte për prostitucion bashkëjetuesen e tij, shtetasen Xhoana Çelaj.
Ndërsa ndaj 20-vjeçares, rëndon akuza e ushtrimit të prostitucionit kundrejt pagesës.