Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekreti tregtar, gati projektligji që forcon mbrojtjen e biznesit

2020/06/25 at 8:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekreti tregtar, gati projektligji që forcon mbrojtjen e biznesit

Koncepti i sekretit tregtar edhe pse njihet në vend nuk është i sanksionuar në mënyrë të veçantë në ligj çka ka bërë që në ligjin “Për Pronësinë Industriale” të ndërhyhet për të sjellë pikërisht këtë ndryshim.

Sipas draft ligjit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale së pari përcaktohet termi sektet tregtar dhe çfarë përfshin ai për të vijuar më pas me ruajtjen e tij si dhe mënyrën e dëmshpërblimit kur ky sekret publikohet dhe i shkakton dëm biznesit.

Në relacionin e projektligjit argumentohet se si rezultat i mbrojtjes së dobët ligjore dhe rritjes së rrezikut të keqpërdorimit të sekreteve tregtare nga subjekte të caktuara, ato avantazhe të biznesit të cilat bazohen në sekretet tregtare janë në rrezik.

Por çfarë është sipas ligjit një “sekret tregtar”?  Është informacioni që përmbush kërkesat e mëposhtme:

a) është sekret, në kuptimin që në tërësinë e tij ose përsa i përket konfigurimit të saktë dhe kombinimit të pjesëve përbërëse të tij, nuk është i njohur  dhe i arritshëm nga personat që normalisht merren me llojin e informacionit në fjalë;

b) ka vlerë tregtare sepse është sekret;

c) i është nënshtruar masave të arsyeshme të ruajtjes së tij sipas rrethanave, nga personi ligjërisht përgjegjës për ta mbajtur të fshehtë.

I njëjti projektligj përcakton se  “mbajtësi i sekretit tregtar” është çdo person fizik ose juridik që kontrollon ligjërisht një sekret tregtar.

Përvetësimi i sekretit tregtar konsiderohet i ligjshëm, nëse është realizuar  nga një zbulim ose një krijimtari e pavarur,  nga vëzhgimi, studimi, çmontimi ose testimi i një produkti ose objekti që është vënë në dispozicion të publikut, ose që posedohet në mënyrë të ligjshme nga marrësi i informacionit, i cili është i lirë nga çdo detyrim ligjor që vendos kufizim në përvetësimin e sekretit tregtar.

Po kështu nga ushtrimi i të drejtave për informim dhe konsultim të punonjësve ose përfaqësuesve të punonjësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi apo nga çdo praktikë tjetër, e cila në çdo rrethanë është në përputhje me praktikat e ndershme tregtare.

Në rast se ka shkeljeve drafti parashikon masa të përkohshme parandaluese si ndërprerjen ose, sipas rastit, ndalimin e përdorimit ose bërjes publike  të sekretit tregtar në mënyrë të përkohshme. Së dyti ndalimin e prodhimit, ofrimit, vënies në treg ose përdorimit të mallrave që përbëjnë shkelje, ose importin, eksportin, ose ruajtjen e mallrave që përbëjnë shkelje për këto qëllime.

Së treti sekuestrimin ose dorëzimin e mallrave të dyshuara se përbëjnë shkelje, duke përfshirë mallrat e importuara, në mënyrë që të ndalohet hyrja ose qarkullimi i tyre në tregun e brendshëm.

Projektligji parashikon se në rast dëmi vendoset dëmshpërblim sipas vlerësimit që bëhet kurse për shkelje të caktuara drafti parashikon edhe masa administrative./ monitor.al

Ju sugjerojmë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
Bota

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

19 Dhjetor, 2025 10:31 am
Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Para
Dr. Gentian Stroni: Tek klinika iraniane ka mjekë të infektuar

Dr. Gentian Stroni: Tek klinika iraniane ka mjekë të infektuar

Dhunoi policin, arrestohet 55-vjeçari në Bulqizë

Operacioni me 57 të arrestuar/Kapet një nga anëtarët e 4 grupeve kriminale

Anulimi i takimit në Uashington, reagon Isa Mustafa

Anulimi i takimit në Uashington, reagon Isa Mustafa

TE FUNDIT

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë

SHBA godet dy anije në Paqësor, 5 persona të vrarë
19 Dhjetor, 2025

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore ndaj dy anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqësor lindor, duke vrarë...

Lexo më shumë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
19 Dhjetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është...

Lexo më shumë

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 2025

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com