Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari i NATO-s mesazh të qartë: Dënojmë dhunën! Futuni në dialog

2019/06/02 at 3:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari i NATO-s mesazh të qartë: Dënojmë dhunën! Futuni në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Tiranë, pas një takimi me kryeministrin Edi Rama foli qartë në lidhje me situatën politike. Stoltenberg ishte i prerë në mesazhin e tij, sa i përket krizës.


“NATO është aleancë e vendeve demokratike, në demokraci ka gjithmonë mendime të ndryshme, por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është absolutisht e papranueshme, prandaj iu bëj thirrje që aktorët politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshëm dhe të zgjidhen çdo diferencë përmes dialogut. Për shkak se kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë të gjithë Shqipërisë dhe gjithë Rajonit”, theksoi Stoltenberg.

I pyetur nëse rusët kanë ndikim në këtë krizë politike në vend, por edhe në Ballkanin Perëndimor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk preferoi të jepte një përgjigje, por sipas tij kriza është vetëm brenda vendit pa ndikim nga jashtë.

“Debati politike, mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë, nuk është shenjë dobësie po shenjë force. Ajo që nuk është e pranueshme është dhuna, ndaj iu bëj thirrje që të respektohen gjithë institucionet demokratike të të gjithë vendeve. Çdo mos marrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. Zgjedhjet janë një pjesë themelore e procesit demokratik, në shtete tona anëtare. Iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të marrin pjesë në dialog e të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut. Kemi parë përpjekje të Rusisë për tu përfshirë në proces politike, në vende të ndryshme. Për në Shqipëri, më mirë të flasë kryeministri”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Nuk është sekret që qasja e Rusisë ndaj NATO-s ndaj BE-së ndaj procese integruese nuk është një qasje miqësore. Së dyti unë dua të nënvizojë faktin se në asnjë vend të NATO-së nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe mesa duket përpiqet që të ndodh këtu. Do të ishte pa diskutime një njollë e pashlyeshme për vendin tonë, si vend anëtar i NATO-s. Së treti patjetër që diçka e tillë nuk shkon në favor të vendit, nuk përputhet me interesat vlerat parimet as të NATO-s as të BE-së si e tillë me apo pa dashje çon ujë në mullirin e atyre që nuk dëshirojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor as në NATO-n e as në BE”, tha shefi i qeverisë shqiptare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mbërrin në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbërritur në Tiranë, i pritur nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Ata kanë zhvilluar një takim të shkurtër me fokus situatën politike në vend. Me pas ai është drejtuar ne zyrën e Kryeministrit Edi Rama, ku për 45 minuta është planifikuar një takim mes dy delegacioneve.

Në vijim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovki, kryeministrin Zoran Zaev dhe kreun e Parlamentit Talat Xhaferi. /Opinion.al

Etiketa: edi ramailir MetaJens Stoltenbergnatoolta xhacka


Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Si në filma/ Pas 50 vitesh ribashkohen, çifti vishet dhëndër e nuse

Si në filma/ Pas 50 vitesh ribashkohen, çifti vishet dhëndër e nuse

“Një në pesë milionë”, protesta kundër Vuçiç nuk ndalon

“Një në pesë milionë”, protesta kundër Vuçiç nuk ndalon

Meta takon Stoltenberg: Një kërkesë për Kosovën

Meta takon Stoltenberg: Një kërkesë për Kosovën
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}