Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Rinas. Kjo është vizita e parë e Blinken në Tiranë dhe ai ka një axhendë 8 orëshe, ku janë planifikuar takime me kryeministrin dhe presidentin e vendit tonë.
Avioni i kreut të diplomacisë amerikane preku tokën shqiptare në orën 11:11.
Forca të shumta të sigurisë janë të angazhuara për të garantuar sigurisë gjatë gjithë vizitës së tij 8-orarëshe në kryeqytetin shqiptar./Opinion.al