Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Së shpejti një takim mes homologëve Biden-Putin

2021/05/11 at 7:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Së shpejti një takim mes homologëve Biden-Putin

Duke komentuar për sulmin e hakerave ndaj tubacionit më të madh të naftës në SHBA, Presidenti amerikan Joe Biden tha se Moska mban përgjegjësi megjithëse nuk ka prova për rol direkt në sulmin që sipas agjencive amerikane të zbulimit është kryer nga banda “Darkside”. Ndërkohë, Kremlini mohoi aludimet se ka lidhje me sulmin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se nuk ekzistojnë prova që e lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë ruse me sulmin kibernetik të një grupi me bazë në Rusi, që kishte në shënjestër tubacionin më të madh të transportit të naftës në SHBA.

Të hënën gjatë një konference shtypi, Presidenti Biden tha se do të takohej me homologun e tij rus.

“Do të takohem me Presidentin Putin. Deri tani, nuk ka prova nga agjencitë tona të zbulimit për përfshirje të Rusisë, ndonëse ka prova se sulmi erdhi nga Rusia. Ata kanë përgjegjësi të merren me këtë“, tha zoti Biden.

Ndërkohë, një zyrtare e lartë e sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë tha se agjencitë e zbulimit po punojnë për të përcaktuar nëse hakerat e tubacionit kanë lidhje me qeverinë ruse, gjë që është mohuar nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai i bëri thirrje Uashingtonit që të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve me qëllim të përmirësimit të sigurisë kibernetike.

“Ne mendojmë se bashkëpunimi në shkallë botërore dhe mes dy vendeve mund të ndihmojë luftën e përbashkët kundër sulmeve kibernetike”, tha zoti Peskov gjatë një konference për gazetarë.

Grupi që e quan veten “Darkside”, një bandë ruse e krimeve kibernetike, tha përmes një deklarate se sulmi mbi tubacionin Colonial kishte për qëllim pasurimin e jo shkaktimin e problemeve në shoqëri.

Deklarata nuk përmendte shumën e parave të kërkuara nga autorët e sulmit.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se vendimi i takon kompanisë ndërsa nuk u shprehën nëse Tubacioni Colonial bëri ndonjë pagesë për grupin e hakerëve.

Kompania po punon me ekspertë privatë për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe rikyçjen e sigurt të tubacionit në rrjetin e internetit.

Incidenti shkaktoi rritjen e çmimeve të brendshme të naftës në shifrat më të larta prej shtatë vitesh.

Ransomware është një program që bllokon hyrjen në një sistem kompjuterik derisa të paguhet një shumë e caktuar parash./VOA

Etiketa: BidenPutintakim

Ju sugjerojmë

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja
Bota

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

4 Shkurt, 2026 2:26 pm
Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova
Bota

Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova

4 Shkurt, 2026 2:23 pm
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Para
Bashkia Tiranë hap aplikimet për regjistrimet në çerdhe, publikohen datat

Bashkia Tiranë hap aplikimet për regjistrimet në çerdhe, publikohen datat

E kërcënuan me sqepar, si ndodhi grabitja te rruga e Kavajës

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, dyshohet për një të plagosur

Tragjike/ Shpërthen granata në oborrin e shtëpisë, humb jetën 22-vjeçari

Atentati në Elbasan, humb jetën i plagosuri

TE FUNDIT

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
4 Shkurt, 2026

Traktati i fundit në fuqi për kontrollin e armëve bërthamore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara skadon të enjten, duke...

Lexo më shumë

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
4 Shkurt, 2026

Një vit pas bllokimit, rrjeti social TikTok do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave ka...

Lexo më shumë

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
4 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, lidhur me debatin e fundit për pagat...

Lexo më shumë

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
4 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit, ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë “Kurum”, të cilat u sekuestruan një vit më parë. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com