Gjatë kësaj jave Rozana Radi paralajmëroi rikthimin e saj në festivalin “Kënga Magjike”.
Këtë të diel ajo prezantoi baladën e saj “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” në emisionin “E diela shqiptare”. Këngëtarja duhet t’iu përgjigjej disa pyetjeve para perfomancës.
Këngëtarja qëndroi para Pemës së Krishtlindjeve të studios, teksa vendoste zbukurueset shprehu dhe dëshirën e saj më të madhe.
Pyetjes së Arditit se cila është lutja më e madhe që i bën Pemës së Krishtlindjeve, Rozana iu përgjigj: “Të bëhem nënë sa më shpejt…”.
Përgjigja e saj u shoqërua me duartrokitjet e publikut. Të cilët mesa duket treguan në këtë mënyrë mbështetjen e tyre.
Rozana Radi nuk dha më detaje.