“Jam i hapur ndaj hetimeve”, kështu ka deklaruar këtë të hënë para togave të zeza në GJKKO, Safet Bajri.
Siç bëri me dije avokati i tij, ai është shprehur se aludimet që qarkullojnë në media lidhur me mënyrën si është arrestuar janë të pavërteta.
“Jam paraqitur vetë, jo siç e kanë trajtuar mediat, që e arrestuan, e shtrinë përtokë”, mësohet të ketë thënë ai.
Më tej, ka mohuar edhe ndonjë tentativë për arratisje, duke theksuar se: Po të doja të ikja, s’do më kishit kapur kurrë!
Të premten që u vu në pranga, Safet Bajri u pa i buzëqeshur teksa shoqërohej nga forcat RENEA drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Fillimisht ai u shoqërua në Policinë e Shkodrës ku më pas i është komunikuar që kishte një urdhër-arrest.