Djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher, ka zbritur në pistë me një makinë Ferrari, me të cilën babai i tij fitoi pesë tituj kampion në Formula 1.
13 vjet pasi Michael garoi për herë të fundit me të në Interlagos në vitin 2006, i biri provoi makinën në testet e zhvilluara në Bahrein këtë të martë.
Të gjitha kamerat ishin drejtuar nga 19-vjeçari kur nxori makinën nga garazhi për herë të parë, ndërsa të gjithë i bënin foto kur doli me uniformën e skuadrës italiane, pasi dukej tepër i ngjashëm me të atin.
E pranishme ishte edhe e ëma, Corinna, për të ndjekur herën e parë që djali i saj ngiste një makinë të Formula 1. Për shkak të shiut, ai realizoi vetëm 10 xhiro, duke shënuar si kohë më të shpejtë 1:32.552, të tetën në renditjen e ditës.
Momentalisht ai garon në Formula 2, por shihet si pilot i ardhshëm i F1, me disa skuadra që e kërkojnë. Të mërkurën ai do të provojë makinën Alfa Romeo./Opinion.al