Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Një vajzë 16-vjeçare ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga një djalë 31-vjeçar.
Policia bën me dije se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 31-vjeçarit E. S.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia./Opinion.al