Një 24-vjeçar është vetëvarur ditën e sotme në qytetin e Sarandës.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se i riu, i identifikuar me inicialet F.R është gjendur i varuar në pemën e stanit në të cilin punonte. Ngjarja shtë shënuar sot rreth orës 11:00 në malin e Sopikut.
Sipas informacioneve të para, nga kqyrja praraprake, të riut nuk i janë evidentuar shenja dhune, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al