Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sanksionet dobësojnë ndikimin e Rusisë në Azinë Qendrore

2022/05/31 at 9:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sanksionet dobësojnë ndikimin e Rusisë në Azinë Qendrore

Ndikimi i Rusisë në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore pritet të bjerë ndërsa ushtria e saj po përballet me vështirësi në Ukrainë dhe ekonomia e saj po përjeton pasojat e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, thonë ekspertët.


Rusia ka ushtruar prej kohësh ndikim në pesë vende të rajonit – Uzbekistan, Kazakistan, Kirkistan, Turkmenistan dhe Taxhikistan – për shkak të të ardhurave të emigrantëve nga këto vende që punësohen në Rusi, thotë Jennifer Brick Murtazashvili, drejtuese e Qendrës për Qeverisjen dhe Tregjet në Universitetin e Pitsburgut.

Të dhënat e publikuara në muajin mars nga Banka Botërore nënvizojnë rëndësinë e këtyre të ardhurave, për të cilat ajo thotë se në disa raste “ishin të krahasueshme, ose edhe më të mëdha, se eksportet e mallrave dhe shërbimeve nga këto vende”.

“Në të kaluarën, vendet e Azisë Qendrore i druheshin Rusisë për shkak se e kuptonin që (marrëdhënia e tyre ekonomike) do të ndryshonte në rast se ofendonin Moskën”, i tha Zërit të Amerikës zonja Murtazashvili. Por, thotë ajo, balanca ka ndryshuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe këto pesë vende “tashmë e kuptojnë se Rusia ka nevojë shumë të madhe për krahun e punës nga Azia Qendrore”.

“Këto vende e kuptojnë se tashmë kanë ndikim dhe po fillojnë të kuptojnë se mund ta ushtrojnë atë”, tha ajo. “Momentalisht, shohim një Azi Qendrore më të fortë që do të ketë më shumë liri për të zgjedhur mes fuqive të mëdha”.

Dobësia e Rusisë i çel derën Kinës për të luajtur një rol më të madh në rajon, por shton mundësitë edhe për vende të tjera që dëshirojnë të bëjnë biznes në rajon, thotë zonja Murtazshvili.

Të martën, pikërisht tre muaj pasi Rusia filloi agresionin në Ukrainë, Kina premtoi 37.5 milionë dollarë “asistencë falas financiare” për Uzbekistanin “për zbatimin e projekteve të përbashkëta me domethënie sociale”, sipas njoftimeve të bëra nga qeveria uzbeke.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Uzbekistanit për investimet dhe tregëtinë e jashtme, Aziz Voitov, dhe ambasadori kinez në Tashkent, Jiang Yan, sipas një deklarate të publikuar në faqen në internet të Ministrisë së Investimeve dhe Tregëtisë së Jashtme të Uzbekistanit.

Një ditë më herët, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu, kryesoi një delegacion amerikan në një udhëtim pesëditor në rajon, në Republikën Kirkize, në Uzbekistan, Taxhikistan, dhe Kazakistan.

Sipas Departamentit të Shtetit, qëllimi i udhëtimit është “forcimi i marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me rajonin dhe avancimi i përpjekjeve të bashkëpunimit për të krijuar një Azi Qendrore më të ndërlidhur, më të begatë dhe më të sigurtë”.

Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Antony Blinken u takua në Uashington me Mukhtar Tileuberdin, ministrin e jashtëm të Kazakistanit.

Sipas Departamentit të Shtetit, gjatë takimit Sekretari Blinken konfirmoi “angazhimin amerikan për të minimizuar ndikimin e sanksioneve të vendosura Rusisë tek aleatët dhe partnerët, përfshirë Kazakistanin”.

Rafaello Pantucci, studiues në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare në Singapor dhe autori i vëllimit “Sinostan: Perandoria e paplanifikuar e Kinës”, thotë se megjithëse influenca e Rusisë pritet të bjerë, ajo do të vazhdojë të jetë një lojtare e rëndësishme në rajon.

Udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendore “kanë patur gjithnjë një nivel shqetësimi dhe skepticizmi për Rusinë dhe tashmë kjo do të përkeqësohet”, i tha ai Zërit të Amerikës. “Lidhjet e natyrshme dhe opionin publik do ta bëjnë të vështirë ndërprerjen e plotë (të marrëdhënies), por është e qartë se qeveritë rajonale nuk janë të ekzaltuara me veprimet e Presidentit Putin” në Ukrainë.

Në fillimet e luftës, Presidenti Putin telefonoi udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendrore për të kërkuar mbështetje për pushtimin që kishte planifikuar për Ukrainën. Por, të pesë udhëheqësit u përgjigjën të përmbajtur, duke mos e mbështetur apo dënuar sulmin.

Kina ndërkohë ka zgjeruar praninë e saj në rajon prej kohësh, thotë zoti Pantucci. “Por rajoni do të jetë gjithnjë e më i zhgënjyer, pasi në dallim nga Rusia, Kina nuk është shumë e interesuar për të ndërhyrë për të zgjidhur gjërat, por është e fokusuar vetëm tek interesat e saj”.

Temur Umarov, bashkëpunëtor shkencor në Fondin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare, gjithashtu parashikon se Rusia do të vazhdojë të ketë ndikim në rajon, megjithë problemet e krijuara nga lufta.

“Rusia e kupton se çfarë po ndodh këtu në Azinë Qendrore dhe e bën këtë më mirë se çdo aktor tjetër i huaj në rajon”, i tha zoti Umarov Zërit të Amerikës nga Bishkeku, kryeqyteti i Kirkistanit. “Pra, kjo është diçka vërtet e vështirë për t’u ndryshuar”.

Sipas zotit Umarov, pesë vendet e Azisë Qendrore janë përpjekur të diversifikojnë marrëdhëniet e tyre me pjesët e tjera të botës, që kur fituan pavarësinë nga Moska në fillimet e viteve 1990.

 

“Veprimet e Rusisë në Ukrainë do të përshpejtojnë procesin e zëvendësimit të Rusisë në këto vende”, tha zoti Umarov. “Sigurisht, Kina është vendi numër një që ka kapacitetin për ta bërë këtë në shumë sfera, në veçanti për sa i përket logjistikës, për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe ekonomisë së saj, për shkak të forcës ekonomike të Kinës që vendet e tjera nuk e kanë”.

Por, sipas zonjës Murtazashvili, Kina nuk gëzon shumë popullaritet në Azinë Qendrore. “Njerëzit e kuptojnë se çfarë ka ndodhur me ujgurët dhe i druhen afrimit të tepruar me Kinën”, thotë ajo.

Tre nga këto pesë vende të Azisë Qendrore kanë kufij të përbashkët me rajonin në perëndim të Kinës, Xinjiang, ku Pekini akuzohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera se po kryen një gjenocid ndaj pakicës ujgure. Pekini i refuzon këto akuza si gënjeshtra dhe thotë se Kina po lufton “tre forca të së keqes”, më konkretisht separatizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin në rajon.

Për nga pikëpamja kulturore, fetare dhe etnike, këto vende me shumicë popullsie turke në Azinë Qendrore ndjehen më pranë ujgurëve në Xinjiang./ VOA



Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Vllaznia fiton Kupën dhe biletën për në Evropë

Vllaznia fiton Kupën dhe biletën për në Evropë

Video/ “Në të sëmës të shkojnë”, vjehrra nga Librazhdi pishman për videon e nuses

Video/ "Në të sëmës të shkojnë", vjehrra nga Librazhdi pishman për videon e nuses

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com