Aktualitet

Samiti/TIA njofton pasagjerët: Të jeni në Rinas 4 orë para fluturimit tuaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 05/12/22 |
el ida

Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar të gjithë pasagjerët të cilët ditën e martë 6 Dhjetor kanë për të udhëtuar nga TIA të paraqiten në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.

TIA ka dhënë këtë njoftim për pasagjerët për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor, në mënyrë që udhëtarët të mos rrezikojnë humbjen e fluturimit.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.”-njofton TIA.

Pas