Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti i Parisit, 100 milionë euro financim për tre projekte hekurudhore

2016/07/05 at 2:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Samiti i Parisit, 100 milionë euro financim për tre projekte hekurudhore

Për të tretin vit radhazi, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, ministrat e Punëve të Jashtme dhe ministrat e Ekonomisë të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë si edhe të Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Instituteve Ndërkombëtare Financiare, u takuan në Paris, në Samitin, i cili pasoi takimet e Berlinit dhe të Vjenës.


Takimi i Parisit ishte një bilanc i punës së përbashkët të zhvilluar midis qeverive në rajon, si dhe midis qeverive dhe Komisionit Evropian, në kuadër të nismave të ndryshme rajonale që promovojnë bashkëpunim rajonal dhe perspektivën Evropiane të rajonit, thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Gjatë Samitit, kryeministrat e rajonit nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Kjo zyrë u vendos që do të ngrihet në Tiranë, për të financuar projekte që rrisin bashkëpunimin e të rinjve në rajon, si dhe mundësitë për kualifikime profesionale.

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse shprehën bindjen e tyre se RYCO do të japë një kontribut të madh në pajtimin dhe të ardhmen europiane të rajonit, duke forcuar shkëmbimet dhe lëvizjen e rinisë së rajonit.

Kryeministri Edi Rama, i cili iu përgjigj ndër të tjera interesimit të mediave ndërkombëtare, e vlerësoi Samitin, si një takim inkurajues në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian.

Duke folur për mediat shqiptare Kryeministri Rama vuri theksin se është hapur një epokë e re për Ballkanin Perëndimor përmes procesit të Berlinit: “Sigurisht që këtu bëhet një përmbledhje e punës që është bërë së bashku, qoftë midis qeverive në rajon, qoftë midis qeverive dhe Komisionit Europian me mbështetjen gjithmonë të pranishme të Gjermanisë dhe të Kancelares. Padyshim që ka qenë një përmbledhje inkurajuese në vazhdim të një procesi që ka çelur një epokë të re për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit Europian.“

Përsa i përket ndërlidhjes infrastrukturore, vendet pjesëmarrëse dakordësuan një listë për 3 projekte të reja hekurudhore, e cila do të marrë bashkëfinancimin nga BE prej afro 100 milionë euro, përveç financimit nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe buxhetet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një prej tyre është projekti i paraqitur nga Shqipëria për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit për në Rinas, me një vlerë investimi 82 milionë euro, nga të cilat granti i Bashkimit Europian që u miratua në Samit është 35 milionë euro.

“Në tre projektet që do të financohen pas këtij Samiti, njëri prej projekteve është projekti ynë i hekurudhave. Ne jemi shumë të kënaqur që u vlerësua maksimalisht serioziteti i treguar nga qeveria shqiptare në programimin e kësaj faze. Por akoma më shumë jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian,” – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Plani i veprimit për heqjen barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, propozim i Shqipërisë u vlerësua në Samit si një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

“Nga ana tjetër më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë së bashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera e ne po përgatitemi ta lansojmë së bashku në muajin shtator të bindur që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit,” – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Në Samit u vlerësua se shteti i së drejtës qëndron në qendër të procesit të zgjerimit, duke përfshirë reformat në sistemin e drejtësisë, dhe duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe duke siguruar respektimin e plotë të të drejtave themelore.

Përsa i përket energjisë, pjesëmarrësit ranë dakord mbi një udhërrëfyes për ngritjen e një tregu rajonal të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor për të lehtësuar shkëmbimin e burimeve, për të siguruar përdorimin më të mirë të sistemeve ekzistuese të energjisë, për të integruar prodhimin e energjisë së ri-përtëritshme, si dhe për të lidhur tregun rajonal me atë të BE-së. Komisioni Europian do të ndjekë këtë iniciativë, me mbështetjen e sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Progresi në zbatimin e udhërrëfyesit do të pasqyrohet në vendimet e financimit të ardhshëm të BE-së. Pjesëmarrësit përshëndetën investimet në efikasitetin e energjisë përmes financimit shtesë të BE-së prej 50 milionë euro.

Palët pjesëmarrëse përshëndetën gatishmërinë e Italisë për të mbajtur takimin e radhës së Samitit të Ballkanit Perëndimor në vitin 2017.

 



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Para
Trajtimi i ri që ‘vret’ tumorin në vetëm 2 orë

Trajtimi i ri që ‘vret’ tumorin në vetëm 2 orë

Ngërç në reformën e Drejtësisë

Kuvendi i Shqipërisë pa ujë, furnizohet me autobot

Katër volejbollistë kuban në burg, hetim për përdhunim gjatë World League

Katër volejbollistë kuban në burg, hetim për përdhunim gjatë World League

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
15 Qershor, 2025

Bashkia e Shkodrës ka vijuar ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare...

Lexo më shumë

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com