Rajoni

Samiti i Ohrit, Vuçiç bisedë telefonike me Ramën dhe Zaev


               Publikuar në : 14:40 - 04/11/19 |
el ida

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Me anë të një postimi në Instagram, Vuçiç shkroi se pati një bisedë të shkëlqyer me ta përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor.

“Bisedë e shkëlqyer me @ediramaal dhe @zoranzaev përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor.”, shkroi Vuçiç ndërsa ka ndarë dhe një fotografi të shkrepur gjatë kohës që bisedonte me ta.

Samiti i Ohrit do të pasojë samitin e Novi Sadit  dhe pritet që tre liderat të arrijnë një sërë marrëveshjesh me njëri-tjetrin sa i takon aspektit të lehtësirave ekonomike dhe lëvizjes së lirë./Opinion.al

Pas