Udhëheqësit e NATO-s janë pajtuar për një rritje masive për shpenzimet për mbrojtje, pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ata u zotuan se do të ndihmojnë njëri-tjetrin, në rast se ndonjë nga shtetet anëtare sulmohet.
Sipas dokumentit zyrtar, “aleatët zotohen të investojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor në nevojat themelore të mbrojtjes dhe shpenzimet që lidhen me sigurinë deri në vitin 2035”.
Në deklaratën përfundimtare, të përkrahur nga 32 udhëheqësit thuhet:
“Aleatët zotohen të investojnë 5 për qind të Bruto Prodhimi i Brendshëm në bazë vjetore për nevoja thelbësore të mbrojtjes dhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve tona individuale dhe kolektive”.