Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, Berisha: I jep fund aleancës përçarëse Beograd-Tiranë- Shkup



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 24/10/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një deklarate të postuar në rrjetin social “Facebook”.

Në deklaratë thuhet se ky vendim është një afrim i ri i Bashkimit Evropian ndaj prespektivës evropiane të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit

Sipas Partisë Demokratike, vendimi për mbajtjen e Samitit në Tiranë  i jep fund projektit përçarës Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Deklarata e PD

PD përshëndet mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë.

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri.

Pas