Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samir Mane për listën Forbes: 67% e miliarderëve janë njerëz që e kanë filluar nga zero

2025/04/07 at 11:11 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Samir Mane për listën Forbes: 67% e miliarderëve janë njerëz që e kanë filluar nga zero

Samir Mane, disa ditë më parë u rendit nga prestigjiozja Forbes në listën e miliarderëve të botës duke e bërë biznesmenin të parin në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor që bëhet pjesë e renditjes. Pasuria e tij është vlerësuar në 1.4 miliardë dollarë.


Në emisionin “Opinion”  në Tv Klan, Mane tregoi si mësoi lajmin për renditjen dhe zbuloi që njerëzit e parë me të cilët e ndau ishte familja. Por cilët janë faktorët që e bëjnë atë miliarderin e vetëm edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor krahasuar me shtete që janë më të mëdha e të fuqishme ekonomikisht se sa Shqipëria?

Veç kësaj, biznesmeni theksoi edhe dy aspekte të tjera të rëndësishme nga lista e Forbes lidhur me rritjen e numrit të miliarderëve.  Së pari, rikthimi  në listë i  Arabisë Saudite dhe së dyti, 67% e listës përbëhet nga miliarderë që e kanë krijuar pasurinë nga zero.

Blendi Fevziu: Jeni i vetmi miliarder i gjithë Ballkanit Perëndimor, flas duke futur edhe Kroacinë që është vend i Bashkimit Europian, ku njëri prej miliarderëve, i vetmi miliarder i Kroacisë  është në fakt rus me pasaportë kroate, ruso-kroat. Si shpjegohet që Serbia, një vend i madh flas, Kroacia nuk kanë miliarderë?

Samir Mane: Padyshim që ekonomitë e tyre janë shumë të mëdha, por kjo do të thotë që një pjesë e madhe e tyre punojnë me partnerë, pra kanë kompani të mëdha por janë 3-4  partnerë. Këtu bëhet fjalë për të ardhura individuale, jo të kompanive. Ka shumë kompani të mëdha në Kroaci, ka pasur Kroacia dhe ka rënë, ka pasur një miliarder i cili nuk është më në listën e Forbes, pra këtu bëhet fjalë për të ardhura individuale sepse një pjesë e madhe në traditën europiane është me partnership, punojnë 3-4 partnerë në një projekt. Unë jam i sigurt që edhe mund të ketë ose mund të jenë në proces. 

Blendi Fevziu: Të paktën që prej 15-20 vjetësh që unë e shoh me kuriozitet listën e Forbes, kam vënë re edhe një ndryshim tjetër që më bëri përshtypje, Turqia ka qenë një vend me 3-4 miliarderë para 20 vjetësh po themi, aty-aty me Greqinë, ndërkohë që sot Turqia ka një bum të madh miliarderësh në raport me Greqinë. Për çfarë arsyeje  ndodh?

Samir Mane: Natyrisht që është ekonomi e madhe, ka prodhim shumë të madh bruto, eksporte shumë të mëdha dhe padyshim që tashmë i ka ardhur koha që të prodhojnë miliarderët e vet sepse ekonomia është një ekonomi e madhe që prodhon shumë për eksport. Por e rëndësishmja e kësaj  liste është që e para bota ska parë kurrë kaq shumë miliarderë. 

Blendi Fevziu: Si shpjegohet kjo, miliarderët vetëm rriten?

Samir Mane: Këtë vit ka pasur rritjen më të madhe historike, padyshim vjen edhe nga rritja e ekonomisë botërore, edhe nga faktorë të tjerë.

Blendi Fevziu: Ama vetëm 1 shtet ishte shtuar, 77 shtete ishin, 78 që i bie duhet të jetë shtesa e Shqipërisë.

Samir Mane: Vjen edhe nga rikthimi në listën Forbes të Arabisë Saudite. Ata për një kohë të gjatë nuk kanë qenë në listë, tashmë janë rikthyer në listë kështu që një pjesë e madhe e miliarderëve vijnë nga Arabia Saudite. E dyta, çka është për t’u parë në listë dhe shumë e rëndësishme, është 2029 miliarderë nga 3029 janë të bërë vetë. 67% e Forbes sot janë njerëz që e kanë filluar nga zero në çdo cep të planetit dhe kjo është një optimizëm i madh për të gjithë të rinjtë, por jo vetëm të  rinjtë që ta shohin mundësinë për të ecur, për t’u zhvilluar, për të krijuar ekonomi vetjake në çdo shkallë të jetës sepse është shumë e rëndësishme që nga 3000, 2000 të jenë ‘selfmade’. Pra e rrit optimizmin maksimal që njerëzit të shkojnë drejt sipërmarrjes private.



Ju sugjerojmë

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Para
Pjesë e politikës dhe Partisë Socialiste? Mjeku Vasil Llajo zbulon të pathënat në ‘Opinion’: Kjo ishte ftesa e katërt që merrja!

Pjesë e politikës dhe Partisë Socialiste? Mjeku Vasil Llajo zbulon të pathënat në 'Opinion': Kjo ishte ftesa e katërt që merrja!

Kandidatë në qarkun e Vlorës, Vasil Llajo: E vendosa vetë të isha pjesë e listës së hapur!

Kandidatë në qarkun e Vlorës, Vasil Llajo: E vendosa vetë të isha pjesë e listës së hapur!

Opinion – Vasil Llajo, nga biznesi në politikë – 7 Prill 2025

Opinion – Vasil Llajo, nga biznesi në politikë – 7 Prill 2025
















TE FUNDIT

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com