Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sami Frashëri” është gati,Veliaj:Basti i atyre që bllokojnë punët është i humbur

2022/06/25 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sami Frashëri” është gati,Veliaj:Basti i atyre që bllokojnë punët është i humbur

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një inspektim të fundit mbi ecurinë e punimeve në shkollën “Sami Frashëri”, për të cilën tha se është qershia mbi tortë e projektit për ndërtimin e mbi 40 shkollave në Tiranë.

“Do jetë shkolla më e madhe dhe më e bukur në Republikën e Shqipërisë. “Sami Frashëri” u dëmtua nga tërmeti dhe fatkeqësisht u politizua. U them kolegëve të mi në anën tjetër të politikës: Mos vini bast kundër progresit, mos vini bast kundër së ardhmes, sepse është bast i humbur! Kush kacavirret për të bllokuar njëherë këndin e lojërave, pastaj një shkollë, e mandej një shesh, Pazarin, Kalanë e Liqenin, është i destinuar të humbë sepse qyteti është i destinuar të fitojë. Kjo shkollë ka prodhuar gjysmën e qeverisë sonë, por ka prodhuar edhe më shumë se gjysmën e opozitës sonë. Të zihemi për shkolla në vitin 2022, duke bllokuar punët publike, është një stil i vjetër i shëmtuar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se nuk është aspak e hijshme të bllokohen punët e mira dhe cilësore. “Të zihemi për shkolla në vitin 2022 është stili që mbajmë mend nga “Samiu” i viteve ‘96-’97-’98. Por, ajo ishte një Shqipëri tjetër, e cila jetonte me krizën e piramidave, që vuante nga izolimi i thellë. Këtë s’mund ta themi në vitin 2022. Vetëm kjo shkollë ka një kontribut të jashtëzakonshëm për emancipimin e vendit, përfshirë të gjithë krahët e politikës. Ndaj, është shumë e rëndësishme të ecim përpara, të sigurohemi që brezi i ri mëson nga gabimet e brezit tonë dhe brezit më përpara, për të mos penguar njëri-tjetrin dhe për të mos penguar progresin e qytetit dhe vendit tonë”, nënvizoi ai.

Kreu i Bashkisë tha se kjo do të jetë shkolla e së ardhmes, me kapacitet të shtuar, e që do i rrisë akoma më tepër vlerën zonës përreth. Veliaj tha se maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri”, do të zhvillojnë ceremoninë e diplomimit në mjediset e e reja të shkollës së transformuar.

“Ne kemi vendosur një standard për shkollat e së ardhmes. Një apartament shitet më shtrenjtë dhe më shpejt kur ka afër diçka të bukur, sidomos kur ajo është shkollë. Lajmi i mirë për të gjithë maturantët që diplomohen këtë vit, të cilët janë brezi i tërmetit dhe i pandemisë, që mësimin e kanë kryer në shkolla të tjera, është se mund ta bëjnë festën e diplomimit te palestra e re gjigante e ‘Sami Frashërit’. Ndërsa, ceremoninë e përurimit do ta kemi në shtator, kur të hapet viti i ri arsimor”, përfundoi Veliaj.

Ju sugjerojmë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

17 Qershor, 2025 1:53 pm
Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
Politikë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

17 Qershor, 2025 1:44 pm
Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
Bota

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

17 Qershor, 2025 1:41 pm
Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

17 Qershor, 2025 1:24 pm
Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
Kryesore

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…

17 Qershor, 2025 1:03 pm
Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman
Bota

Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman

17 Qershor, 2025 12:55 pm
Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”
Kryesore

Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”

17 Qershor, 2025 12:48 pm
Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein
Bota

Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein

17 Qershor, 2025 12:45 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

Erion Veliaj mbetet në burg

17 Qershor, 2025 12:29 pm
Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë
Kronikë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë

17 Qershor, 2025 12:06 pm
Para
Hyri në burgjet komuniste 16 vjeç dhe doli 47,historia e të riut që donte arsimim

Hyri në burgjet komuniste 16 vjeç dhe doli 47,historia e të riut që donte arsimim

Berat/50-vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i pestë

Berat/50-vjeçari kërcënon të hidhet nga kati i pestë

Berisha: Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit

Berisha kritika Ramës: Arroganca e nxjerr zhveshur, nuk e ka problem lakuriqësinë

TE FUNDIT

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
17 Qershor, 2025

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”,...

Lexo më shumë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
17 Qershor, 2025

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të ulen në karriget e “Akademisë Politike” të Partisë Socialiste. Deputetët e rinj...

Lexo më shumë

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
17 Qershor, 2025

Në shkurt 2024, një aksion i Guardia di Finanza në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Villaggio Vecchio...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
17 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme ka shpallur dënimet për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’ duke shpallur fajtorë 5 ish-zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com