Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Salianji letër nga qelia nr.6 për idealistët që ‘Brukseli mbështet autokratin’: Me shumë Europë është melhemi për plagën tonë

2024/10/26 at 12:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji letër nga qelia nr.6 për idealistët që ‘Brukseli mbështet autokratin’: Me shumë Europë është melhemi për plagën tonë

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar nga qelia numër 6 e burgut, për hapat që po hedh Shqipëria drejt BE.


Përmes një letre, Salianji deklaron se lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri.

Ai thekson se sa më afër BE-së të jetë Shqipëria, aq më i madh do të jetë ekspozimi i qeverisjes së keqe.

Sipas tij ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar.

“Kënd nga qelia nr.6

Për Shqipërinë në BE.

Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara.

Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që u arritën para 34 viteve me rrëzimin e regjimit komunist, edhe kur shihet se sundimi i qeverisë dhe kontrolli i institucioneve nga një dorë është fakt dhe shfaqet në gjithë përmasat e tij si e kundërta e Europës, hapen negociatat. E pra sërish e gjithmonë zgjidhja e vetme është; më shumë Europë.

Ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar. Por, serish e ne çdo rast, më shumë Europë, është melhemi për plagën tonë. Sa më afër BE-së, aq më i madh ekspozimi i qeverisjes së keqe, aq më e dukshme fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë.

Ai ka për t’i marrë nderet e rastit, fotot dhe levdatat. Janë thjesht kortezia e protokollit. Eshtë shoqëria, shqiptarët, që në fakt i kanë të gjitha meritat.  Nuk besoj të ketë një vend të rajonit tonë, ku qytetarët me vokacionin dhe aspiratat, vlerat e parimet ku qendrojnë, të kenë shkuar shumë më përpara shumë më herët drejt Perendimit, se sa udhëheqësit e tyre.

Të gjitha ngjarjet tregojnë madje se rilindja ka qënë pengesë, e pengesë serioze në rrugën e integrimit. Sfidat më të vështira që ka hasur dhe përballet edhe sot vendi ynë, janë korrupsioni dhe krimi e lidhjet e tij me politikën. Nëse dikush bën pyetjen se kush është burimi më i madh për këto dy fenomene, çdokush do të drejtojë menjëherë gishtin nga qeveria.

Po nëse qendrojmë në këtë terren, në këtë argument, është dikush që sot duhet falenderuar për kontributin në këtë drejtim. Eshtë Opozita, Partia Demokratike, dhe kjo duhet thënë pa droje, pa asnjë kompleks. Në këtë sens, ne kemi bërë më shumë se qeveria për integrimin. Aferat më të mëdha korruptive sot, të cilat shënohen si rekorde të luftës që po i bën drejtësia, janë zbuluar dhe janë denoncuar, madje edhe referuar nga Opozita. Në asnjë rast të vetëm qeveria nuk ka prodhuar një kontroll, një audit, ku të ketë gjetur shkelje e të jetë “vetkorigjuar”

Edi Rama reagon gjithnjë pas vaktit, dhe hajdutëritë e mëdha e ka zakon t’i emërtojë si gjëra të vogla, si fruta. Kush më shumë se sa ne, se sa Opozita ka luftuar me krimin, me bandat, me grupet e rrezikshme mafioze të lidhura me qeverinë.

Një betejë pa ndalim dhe jo me pak kosto, jo me pak sakrifica. Një sakrificë është dhe këndi nga ku po shkruhet ky shenim, me laps e me letër. Ky pozicionim nuk ishte një spontanitet, një produkt rrethanash, aspak. Por, një zgjedhje, një vlerë që u mbajt në mënyrë konsistente, pa hezitim, në 12 vite. Skena publike dhe politike sot është më e pastër prej angazhimit pa kompromis të demokratëve. Me denoncime me emra me fakte, ja dolëm që shumë të inkriminuar dhe banditë të ktheheshin atje ku e kishin vendin.

Cila ishte zgjedhja e qeverisë dhe e kryeministrit në këtë rast? Të gjithë e panë së fundmi, listën e deputetëve të Durrësit. Si qe bërë përzierja, si qenë vendosur emrat, dhe kush kishte lobuar për vendet e sigurta. Me firmën e kryetarit të PS, krimi i organizuar ja ka dalë të dërgojë njerëzit në sallën më të lartë kushtetuese, aty ku bëhen ligjet e vendit. Nga kjo pikpamje, është Opozita, janë demokratët që kanë gjakuar për Europën. Janë qytetarët që kanë dhënë mundin e punën e tyre. Eshtë shoqëria që ka kulturalisht busullën kah perendimi. Eshtë dhe qeveria që ka ngritur çdo herë pengesa.

Rezultati? Kemi nisur bisedimet, por 12 vite me vonesë. E sot pas 12 vitesh despoti është vlera më antieuropiane që ka Shqipëria”, shkruan Salianji.



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
Para
Theu masën e “arrestit në shtëpi”, vihet në pranga 42-vjeçari në Fier

Plagosja në Peqin, arrestohet dëshmitari që fshehu kamerat

“Letër-porosi për Ramën, Ahmetaj do të arrestohet”, çfarë paralajmëron Kryemadhi

Kryemadhi për akuzat e SPAK: Aq me nxitim e ka pasur kjo drejtësi e re, sa më ka goditur me një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Pagesa jashtë sezonit, bizneset e punëtorët mirëpresin nismën

Pagesa jashtë sezonit, bizneset e punëtorët mirëpresin nismën
















TE FUNDIT

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
24 Maj, 2025

Fëmijët e një kopshti shtetëror në Gramsh janë infektuar me salmonelë. Të miturit manifestuan temperaturë, të vjellura dhe dhimbje koke,...

Lexo më shumë

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
24 Maj, 2025

Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
24 Maj, 2025

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me...

Lexo më shumë

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com