Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar deklaratën e fortë të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili është shprehur se ka policë në nivele të larta që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.
“Ka një deklaratë të rëndë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ai thotë që në rastet e krimit të organizuar nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton që ka policë të përfshirë në nivele të larta”, u shpreh deputeti demokrat.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salinaji u shpreh se personat e shpallur në kërkim më shpejt i gjen krimi, sesa policia.
“Nëse ndodhin vrasje e kuptojmë që personi ka qenë në kërkim por e ka gjetur krimi më përpara se ju”,-tha ai.