Aktualitet

Salianji-Bashës: Jep dorëheqjen me akt publik, qëndro në detyrë jo më shumë se…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 12/03/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD i ka kërkuar kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha,  të japë dorëheqjen me akt publik.

Po ashtu ai i ka thënë Bashës të qëndrojë në detyrë për një afat jo me shume se 2 javë dhe në këtë periudhë në PD të ngrihet një bord për të negociuar me çdo personalitet që ka interes të bashkohet më PD.

Ervin Salianji: Duhet akt, nuk mund te thuhet që vendos gjithçka në dispozicion të PD. Po ju kërkohet vetëm një gjë, të jepni dorëheqjen sot me akt publik dhe qëndroni në detyrë për një afat jo me shume se 2 javë. Ne këtë periudhë te krijojmë një bord jo me numër te vogë nga ky grup parlamentar me detyrën për të negociuar me çdo personalitet qe interes ka PD dhe kërkon te bashkohet me PDSh.

Sot shqetësimi im kryesor është mbrojtja e kujtdo qe ka mbrojtur interesat e Partisë Demokratike, ne nuk i kemi lëshuar ata, do bej gjithçka për t’i mbrojtur! Duhet të themi te vërteten ka sentiment anti-Bashë kudo, i drejtohem Bashës: Ju e rritët Berishën. Në 6 Mars ka humbur opozita dhe ka krizë besimi tek ju./Opinion.al

Pas