Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sali Berisha takim në Fier: U bënë përpjekje ta tjetërsonin PD-në, sot jemi më të fortë se kurrë

2025/01/18 at 5:54 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sali Berisha takim në Fier: U bënë përpjekje ta tjetërsonin PD-në, sot jemi më të fortë se kurrë

Kryetari i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar me rastin e 34-vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike Fier.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me krimin teksa ka thënë se “ky regjim largon çdo ditë shqiptarët nga vendi”.

Më tej, Berisha u shpreh se edhe PD ka pësuar tronditje të mëdha dhe janë bërë përpjekje për ta tjetërsuar si forcë politike teksa ka shtuar se sot janë më të bashkuar, më të fortë dhe më në këmbë se kurrë më parë.

Sali Berisha: Në 34 vite të ekzistencës, ne transformuam Shqipërinë. Nga vendi i hiperkolektivizmit total, e shndërruam në vendin e iniciativës së lirë të qytetarëve të vet. Nga vendi i izolimit më të plotë, Shqipëria u integrua në Këshillin e Europës, në NATO dhe u hap ndaj gjithë botës.

Nga vendi që në vitin 1992, kishte të ardhurat për frymë të tretat më të ulëta në botë, 234 dollarë për frymë. Dhe kur një ditë u thashë që u bëra president me një rrogë 16 dollarë në muaj, një ndjekës në rrjetet sociale më thoshte Sala paska lajthitur. Qesha sepse e vërteta është se ai kishte të drejtë, nuk mund të imagjinonte se cila ishte Shqipëria e vitit 1992.

Por atë realitet, ne e transformuam. Ne ia dolëm që në vitin 2008, shqiptarët më të keqpaguar në kohëra, të dalin në krye për rrogat dhe pensionet në të gjitha vendet e rajonit. Dhe ky ishte një kërcim i madh. Miqtë e mi, PD në vitin 2013, humbi zgjedhjet dhe doli në opozitë duke garantuar një proces zgjedhor të drejtë.

Por në pushtet erdhi njeriu me lidhjet më të fuqishme me krimin e diktaturë së shkuar dhe krimin e këtyre viteve. Pas vitit 2013, me shpejtësi në Shqipëri u instalua narkodiktatura, e cila hapi çdo ditë e më shumë një gropë të zezë të tmerrshme në këtë vend, nga e cila largohen çdo ditë shqiptarët.

Ky regjim largoi nga Shqipëria më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo fatkeqësi natyrore në ndonjë vend tjetër të planetit. Dhe ky largim ndodhi në 10 vite. PD pësoi gjithashtu në 3 vitet e fundit tronditje të mëdha. Ndaj saj u bënë përpjekje të padrejta, të pandershme ta asgjësonin, ta përçanin, t’i emëronin kryetarin, de facto ta tjetërsonin si forcë politike. Por, pas një procesi herë-herë dhe kalvari, sot jemi më të bashkuar, më të fortë, më në këmbë se kurrë.

Kjo sepse ne jemi njerëz që bashkohemi në të vërtetat që besojmë.  Kjo është arsyeja kryesore. Ne nuk udhëhiqemi nga ideologjira ekstremiste. Ne udhëhiqemi nga respekti i dinjitetit njerëzor, i investimit dhe kontributit të secilit në ëktë proces. Ne nuk pranojmë kurrë të shkelmojmë mbi kontributin e tjetrit në familjen tonë.

Ne udhëhiqemi nga një parim madhor, toleranca. Këtu me datën 20 Shkurt, kur breshëritë korrnin jetë të rinjsh, demokratët nuk rrëmbyen, por demokratët qëndruan dhe me tolerancën e tyre, bënë pluhur përpjekjet e tyre për të krijuar republikën e Vlorës, siç u grupuan forcat enveriste.

Ju sugjerojmë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Para
Menaxhimi i ndeshjes Shqipëri– Çeki, federata çeke falënderon Policinë e Shtetit

Menaxhimi i ndeshjes Shqipëri– Çeki, federata çeke falënderon Policinë e Shtetit

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Ukraina godet depo nafte brenda Rusisë

Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare

Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare

TE FUNDIT

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com