Sali Berisha i është bashkuar deri më tani dy prej pikave të protestës së opozitës në kryeqytet.
Ai shkoi në fillim te tubuesit e përqendruar te kryqëzimi te Rruga e Elbasanit që ndodhet edhe më pranë selisë së Partisë Demokratike.
Më pas vendosi të përshëndesë edhe qytetarët që ndodhen pranë Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë teksa mbajti një fjalim aty theksoi se do ta vazhdojë rrugëtimin e tij, tashmë drejt protestuesve të vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.