Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sali Berisha flet për një grup të fshehtë që mund të përcaktojë fatin e zgjedhjeve

2017/06/13 at 11:17 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Sali Berisha flet për një grup të fshehtë që mund të përcaktojë fatin e zgjedhjeve

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke folur në studion e ABCNEWS ka deklaruar mbrëmë se nuk është pyetur nga Basha për listën e deputetëve. Ai tha se Basha beson se është fitues. I pyetur për një koalicion të mundshëm PS-PD ai tha se e shoh të pamundur. Ai mendon se PD do të dalë forcë e parë dhe do të shohë se me kë mund të bëjë koalicion. Ndërkaq ai bëri një deklaratë të beftë që nxjerr shumë pikëpyetje, kur tha se “në fushatë janë grupet mbështetëse të dy palëve. Janë edhe disa grupe të tjera që përcaktojnë fatin e zgjedhjeve që kanë disa preokupime të tjera”.


Pjesë nga intervista
Është një fushatë që po perceptohet ndryshe nga të tjerat, si për akuzat dhe zhurmën që nuk është më. Ndryshe sepse edhe Berisha nuk është pjesë e saj. Si ndihet Berisha?

Berisha: Komod, pa asnjë keqardhje, sepse unë në 26 korrik të vitit 2013 vendosa ti them lamtumirë lidershipit të PD-së, vendim i pa keqardhje. Nëse unë do të humbja zgjedhjet e lira do të thoja mirupafshim dhe shpalla vendimin.
4 vite pas kësaj tërheqje keni qenë në aktivitet parlamentar.

Berisha: Unë kam qenë në aktivitet parlamentar, sepse unë u dorëhoqa nga funksionet e mia drejtuese. Unë mbetem aktiv në parlament në mbrojtje të interesit publik.

Berisha si individ është prezent edhe në Parlamentin shqiptar, sepse ai nuk është thjeshtë Berisha, por edhe një histori pas tij. Ish-rivalët tuaj e kanë quajtur si Berishizëm. Si ndiheni për këtë.
Berisha: Fushatat janë beteja që udhëhiqen nga një udhëheqës, lider, i cili është Lulzim Basha. Në lidhje me pozicionin. Mund të isha edhe 3 vende më lart apo më para. Asnjë dmth nuk ka për mua. Kjo është listë e përpiluar nga kreu i PD-së, me të cilën ai beson se do të fitojë zgjedhjet.

Po ju?

Berisha: Çdo njeri që do të bënte listë, do të bënte listën e vet. Çdo kush do të bënte listë për të shkuar drejt fitores. Edhe ai e tha se kjo listë është e fundit në këtë formë. E rëndësishme për çdo demokrat rëndësi ka fitorja në 25 qershor, e cila duket në horizont dhe është plotësisht e mundshme ndaj një kundërshtari që është i vetmi i futur në rreth të kuq. Edi Rama është në rreth të kuq. Njeri që nuk i thotë dot shqiptarëve se ka ndërtuar 1 km rrugë, një njeri që shkon dhe i ndryshon shifrat. Një njeri që thotë se kanë marrë ndihmë nga shteti 1 mijë fermerë, ku në të vërtetë janë vetëm 14 dhe listën e kam këtu. Ai shëtit si gjysmagjel, i sakatosur për shkak të asaj që pësoi nga opozita.

Çfarë fitoi nga opozita?

Berisha: Një marrëveshje ku ai shpëtoi lëkurën dhe lëshoi gjithçka. Ky është roli i frikacakut dhe jo i komandantit, i cili është i fundit që lë anijen. FT e quan si njeriun që po ndërton narko-shtet, të gjitha kancelaritë e Europës e qarkullojnë këtë.

Nuk po sulmohet z. Basha për këto në fushatë?

Berisha: Në fushatë janë grupet mbështetëse të dy palëve. Janë edhe disa grupe të tjera që përcaktojnë fatin e zgjedhjeve që kanë disa preokupime të tjera. Në fushatë secili aktor është i preokupuar që të fitojë zemrat e tyre. Basha në çdo takim e denoncon drogën dhe krimin. Ka shndërruar në strumbullar të fushatës së tij, ekonominë dhe gjenerimin e të ardhurave.

Ju po thoni se kreu i PD-së ka ndërruar kalin e betejës?

Berisha: me kalin e parë fitoi betejën, e shndërroi Ramën në gjysmagjel. Të jesh kryeministër dhe të bëhesh gjysmagjel është më mirë të ikësh natën. Rama ja bëri vetes. Ky është koncepti im. Për hir të karriges me të cilën ai gjykon se nuk i shqitet dot, me atë kalë Basha e largoi atë. Tani ai po adreson në fushatën e tij, në mënyrën më konkrete problemet më serioze të qytetarëve që janë punësimi, pensionet, ekonomia, shkollimi, shëndetësia etj.

Duket se PD dhe ideologjia e saj është zhbërë. Si ndihet Berisha?

Berisha: Unë nuk gjykoj se duhet të jem i përsëritshëm. Nuk po them se jam i papërsëritshëm. PD aty është, pas një beteje 90 ditore dhe doli e fituar. PD është aty. Unë do ta quaja fatkeqësi nëse pasardhësi i tij do më imitonte. Unë e kam thënë që Basha po drejtonte PD në mënyrën e tij. Shumë thonin, jo kryetari je ti etj. Nuk do më pëlqente të shihja imitime të Sali Berishës. Me mua u mbyll ai model. Nëse unë do të doja të vazhdonte modeli im, unë do të rrija kryetar. Çdo model është një shans.

A ka një model të ri, Lulzim Basha?

Berisha: Unë mendoj se e ka patur dhe e ka paraqitur absolutisht që në muajin e parë të lidershipit. Janë shumë opinionistë që e mohojnë këtë dhe e mohojnë gabim. Basha ka modelin e tij. Ai është një gjeneratë tjetër. Iku Fatos Nano dhe nuk ndërroi gjenerata. Nano ishte dy herë më i ri se Rama. Në PD ndryshoi gjenerata.

A mos ndoshta Basha po imiton Edi Ramën, në kohën kur ai mori PS? A mos po e imiton dhe Basha tani?

Berisha: Unë kam pasur rrethana të tjera, nuk mund ta marr veten si tregues. Në krijimin e ekipit çdo kryetar bën ekipin që mendon se do të fitojë. Fushata e Lulzim Bashës nuk ngjan me atë të Ramës. Nëse Basha kalon nga sheshi në shesh dhe flet për Republikë të re me të cilat do të çmontojë narko-shtetin. Nëse Basha ju thotë shqiptarëve se problemi kryesor është ekonomia, punësimi, rruga si do të punësojë, duke ulur TVSH, duke ulur traun e doganës për prodhimet e vendit, për të hapur vende pune, Edi Rama absolutisht që kalon nga sheshi në shesh vetëm duke folur për timonin. E falënderoj Çanin që i dha të vetmen gjë që Edi Rama ka në mend. Kanabizimin e Shqipërisë e bëri LSI-ja apo ai dhe Saje Qorri. Deklarata e Vasilit ka qenë ajo që ‘kontrolloni makinat mos ju fusin drogë’. Çdo të thotë kanabizim? Kthimi i shtetit në narko-shtet. Nuk është LSI-ja që ka dhënë koncesione. Nuk ngjasojnë askund fushata Basha me atë Rama. Ky i fundit flet me fjalë boshe dhe të kota, duke menduar se do ti mashtrojë shqiptarët. Flet në mënyrë të padrejtë për audiencën e grave. Pra Rama thyen inteligjencën e grave.

Basha nuk i përfaqëson gratë në lista?

Berisha: Janë 28 gra në listën e PD-së. Ka pasur një problem se ka qenë një koalicion i gjerë. Ftoj çdo grua shqiptarë të mos harrojnë aktin brutal të Edi Ramës për dy zonjat e nderuara të Lezhës, të cilat u kërcënuan dhe ata dorëzuan mandatin. Ky është Edi Rama. Kjo është fushata e tij.

Keni ndjerë keqardhje për largimin e Topallit, Bode, Imamit, Patozit, Keltis Krujës, etj?

Berisha: Këta të gjithë janë ish-bashkëpunëtorë të mi e miq të mi. Unë nuk kam ndërhyrë në listën e PD-së. Unë jam pjesë e PD-së, por jam në një status pak më të veçantë. Çdo hap që unë do mund të bëj më nxjerr nga statusi im që do të më nxirrte nga vendimi që mora në 26 korrik të vitit 2013.

A do kishit një koment pas reagimeve pas publikimit të listave?

Berisha: Komenti im është që të gjithë demokratët të bashkohen për fitoren e PD.

Basha e Rama u takuan në mënyrë të papritur dhe arritën një marrëveshje që shkon pas 25 qershorit. A po zhvillohet kjo fushatë në frymë të kësaj marrëveshje. E kemi quajtur një lloj dashurie.

Berisha: Marrëveshja ishte kapitullimi i Edi Ramës. Ai pranoi që të bëjë qeveri me opozitën. Një kryeministër që kërkon të bëjë shtet e ligj, nuk e dorëzon qeverinë. Po ra qeveria, bie kryeministri. Rama dorëzoi qeverinë për hir të karriges së vet. Basha kishte çdo ditë që i kërkonte takim. Edhe nga çadra. Rama duke u zotuar 1 mijë herë se kjo nuk do të ndodhë, e kjo tjetra nuk do të ndodhë. Se si u thye gjatë kalimit të tunelit, gjatë ardhjes nga Elbasani në Tiranë, veç shpirti i tij e di. Ai fitoi personalisht sepse shpëtoi veten nga gremina. Humbi politikisht, por personalisht ai nuk bëri do zgjedhje moniste në Shqipërisë dhe ai fitoi. Nëse kthehemi pas fushatave, njeriu që acaronte fushata ka qenë Edi Rama. Rama kishte Flekenjshtejni, si magjistarin e fushatës negative. E përdori në të gjitha ambientet kundra Sali Berishës. Bëja fushatë mbi 80% pozitive. Për shkak të përzgjedhjes së bënte PS, ngjante shumë agresive.

 

Pse Basha sillet qetë me Ramën, por ndryshe me Ilir Metën. Ai e sulmon këtë?

Berisha: Sulmet më të strukturuara i bën Edi Rama. Ilir Meta nuk mund të jetë përgjegjës për programin. Ne nuk mund ti themi Metës që je mashtrues, nuk premtoi punësimin, rrogën e 13-të, barazimin e pensionit mes qytetit dhe fshatit. Lulzim Basha do të jetë kryeministri i vendit dhe ai ka programin e tij.

Mos po përdor Edi Rama marrëveshjen si diversion ndaj demokratëve?

Berisha: Edi Rama ka probleme identiteti të jashtëzakonshme. Edi Rama thotë njëherë jam nga Tropoja. E thoshte në atë kohë sepse i thonin ti nuk e mund dot Berishën. Më pas thotë se jam nga Berati. Në të vërtetë është nga Shpiragu. Ai ka probleme me identitetin.

Jeni takuar me Metën pas 19 majit?
Jo nuk jam takuar.

Një koalicion PD-PS. Si e shikoni ju, a është gati Shqipëria?

Berisha: Me atë çfarë nuhas unë politikisht, Edi Rama ka pranuar Lulzim Bashën kryeministër. Siç e ndjek unë, ai në mënyra nga më të ndryshme e ka pranuar atë si kryeministër. Ai po përgatit edhe socialistët për këtë…



Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Para
Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria cakton masën “arrest me burg” për Mikel Shallarin

Vrasja e Artan Cukut, Prokuroria cakton masën “arrest me burg” për Mikel Shallarin

Kercenimi/ Ilir Meta ngre gishtin: Nuk dekretoj Kryeministrin dhe ministrat…nëse preket një votë

Kercenimi/ Ilir Meta ngre gishtin: Nuk dekretoj Kryeministrin dhe ministrat...nëse preket një votë

Meta nga Saranda: LSI, shans për socialistë dhe demokratë që nuk e gjejnë veten te kryetarët arrogantë

Meta sulmon drejtorin e Policisë së Shtetit: Haki Droga
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}