Në janar producenti Ardit Gjebrea postoi një foto në Instagram ku ishte i veshur si personazhet e Bidai-t. 10 ditë më vonë aktorja Sarah Khan, që luan rolin e Sadna-s tek ‘Bidai’ komentoi në këtë foto duke shkruar: ‘Do të dëshiroja të vija dhe t’ju takoja. Komenti është bërë nga profili @ssarakhan në Instagram.
Ky koment ka krijuar menjëherë debat mes fansave të serialit, të cilët presin prej kohësh që aktorja të vijë në Shqipëri. Khan pritej të vinte në TEG, si e ftuar speciale për festën e Shën Valentinit, por asgjë nuk është konfirmuar. Por komenti i saj ‘Dua të vij t’ju takoj’, në një foto të postuar 10 ditë më parë, tregon se ajo është në dijeni se kush është Ardit Gjebrea dhe se, çfarë është ‘E Diela Shqiptare’.
E ndërsa shikuesit e serialit indian në TV Klan nuk janë mësuar ende me idenë e vdekjes së protagonistes Sadna, ardhja e aktores në Shqipëri do të pritej me shumë bujë. Kujtojmë se në 2011-ën, producenti ftoi aktoren Songul Oden të prezantonte ‘Këngën Magjike’ në krah të tij. Asokohe, seriali turk ku ajo ishte protagoniste pati të njejtën jehonë tek publiku si Bidai në 2015-ën./Anabel.al