Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë vaksinuar kundër koronavirusit 14293 qytetarë.
Sipas ministres, që nga fillimi i vaksinimin në Shqipëri, e kanë marrë dozën e vaksinës 517501 qytetarë.
Ditët e fundit në Shqipëri është ulur ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se u regjistruan 2 viktima nga COVID-19 dhe 38 raste të reja./Opinion.al