Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa i rrezikshëm është për Harris largimi i amerikanolatinëve

2024/10/09 at 10:08 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa i rrezikshëm është për Harris largimi i amerikanolatinëve

Gjithnjë e më shumë votues amerikanolatinë po mbështesin aktualisht Trumpin.


Për Harrisin, kthesa në këtë grup votuesish hap mjaft probleme, madje kjo mund të vendosë zgjedhjet në shtetin e lëkundur Arizona.

Dhjetëra kamionë, motoçikleta dhe makina të stolisur me flamuj të mëdhenj të Trumpit janë rreshtuar në një parking në periferi të Tucson-it, qyteti i dytë më i madh i Arizonës. Autokolona e madhe për Donald Trump-in do të vihet në lëvizje. Ajo organizohet nga Jorge, rreth të 50-tave, i cili emigroi nga El Salvador-i më shumë se 30 vjet më parë.

I veshur me një T-shirt Trump dhe me një model flokësh fallco Trump në kokë, ai qëndron në parking. “Amerikanolatinët për Trump” – ky është misioni i tij. “Demokratët kanë dështuar në komunitetin amerikanolatin”, thotë Jorge. Gruaja e tij Betty, me një çantë vezulluese Trumpi në dorë, shkëlqen dhe thotë: “Amerikanolatinët votojnë për Trumpin, e mrekullueshme”.

Ajo që është e rëndësishme për amerikanolatinët nuk ka më rëndësi për demokratët, thotë Jorge. Amerikanolatinët besojnë në familje, punë, ligj dhe rend. Demokratët janë të shqetësuar për “kulturën e zgjimit” (woke culture), kulturën e pakicave. Trumpi, nga ana tjetër, do të ulë koston e lartë të jetesës dhe do t’i japë fund emigracionit të paligjshëm. Sipas Jorge-t, demokratët po i lënë përdhunuesit dhe vrasësit në vend.

Bertha, paraardhësit e së cilës emigruan nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ka ardhur gjithashtu në autokolonë.”Ne nuk jemi kundër emigrimit”, shpjegon kjo grua rreth të gjashtëdhjetave. Por latinët që kanë ardhur ligjërisht në vend ndihen të mashtruar. Bertha gjithashtu beson se mbështetja për Trump-in nuk ka qenë kurrë më e fortë mes amerikanolatinëve në Arizona.

Në shtetin e lëkundur të Arizonës, i vetmi shtet që ka një kufi me Meksikën, 25% e votuesve janë amerikanolatinë. Prandaj ata mund të kontribuojnë në mënyrë të vendosur në rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet. Në vitin 2020, Joe Biden fitoi me më pak se 11,000 vota përpara Donald Trump-it. Dhe sondazhet e tregojnë: mbështetja latine për demokratët është në rënie.

Edhe në Nogales, 130 kilometra më tej. Kufiri me Meksikën kalon drejtpërdrejt përmes këtij qyteti me 20.000 banorë. Litzyeen, Roxy dhe Anakarina janë ulur në një restorant meksikan. Tre femrat amerikanolatine po bëjnë fushatë për kandidaten demokrate presidenciale Kamala Harris, duke trokitur në dyer, duke thirrur votuesit e mundshëm në komunitetin amerikanolatin. Dhe të treja thonë se ndjejnë dobësimin e mbështetjes për demokratët.

“Amerikanolatinët për Trumpin më lënë pa gjumë natën”, thotë Anakarina, 37 vjeçe, me flokë të gjatë të errët. Ajo nuk e kupton mbështetjen e latinove për Trump. Trumpi po i bën amerikanolatinët të besojnë se do të bëjë diçka për ta, se do të ringjallë ekonominë duke ulur taksat. Por Trumpi do të ulë taksat vetëm për të pasurit, shumë amerikanolatinë thjesht nuk e shohin këtë”, tha Anakarina, duke tundur kokën e zhgënjyer.

Shqetësimet e demokratëve

Gratë janë gjithashtu të bindura se Trumpi nuk do ta zgjidhë problemin e emigrimit të paligjshëm. Ato duan një politikë humane emigrimi. Roxy thotë se ajo e sheh Trumpin vetëm si dikë që nuk kujdeset për njerëzit. Trumpi nuk do zgjidhje për problemet, vetëm urrejtje dhe ndarje. Kjo është arsyeja pse vendi ka nevojë për Harris-in. Ajo është në gjendje të kapërcejë ndarjen e thellë midis kampeve politike, thotë Anakarina. Dhe kjo është e vetmja gjë që do t’i çojë SHBA përpara.

A do të mjaftojë kjo përfundimisht për të fituar zgjedhjet? Asnjë nga tre gratë nuk është e sigurt. Do të jetë rezultat shumë i ngushtë, thotë Anakarina. Litzyeen e pranon hapur se është e shqetësuar. Ndryshe është për Jorge, tifozin e Trumpit në Tucson: ai është i bindur se Trumpi do të fitojë me ndihmën e amerikanolatinëve. Komuniteti amerikanolatin do të festojë më 5 nëntor, thotë ai, – sigurisht me tekila./DW



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Aksioni opozitar, VOA: Hidhen molotovë ndaj godinave qeveritare, policia përdor gaz lotsjellës për të sprapsur turmat

Protesta e opozitës/ Policia ndalon dy persona, procedohen pesë të tjerë

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen

Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri

Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}