Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rutte thirrje vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për ushtrinë! Spanja e fundit në listë 

2025/01/31 at 3:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rutte thirrje vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për ushtrinë! Spanja e fundit në listë 

Gjatë vizitës në Spanjë këtë javë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u bëri thirrje vendeve anëtare të rrisin shpenzimet për ushtrinë përballë kërcënimit nga Rusia. 

Spanja shpenzon më pak për mbrojtjen në krahasim me madhësinë e ekonomisë së saj. 

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Presidenti amerikan Donald Trump, ka veçuar Madridin për dështimin për të përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. 

Spanja është ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës. Megjithatë, vendi është në fund të listës kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes në aleancën 32 anëtarëshe të NATO-s. 

Madridi shpenzoi rreth 21.3 miliardë dollarë për mbrojtjen vitin e kaluar, apo 1.28% të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto, pavarësisht zotimit që NATO ka bërë më 2014 për të shpenzuar të paktën 2%. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte vizitoi Spanjën dhe Portugalinë këtë javë dhe bëri këtë paralajmërim. 

“Qëllimi për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, i miratuar para një dekade, nuk do të mjaftojë për të përballuar sfidat e së nesërmes. Kërcënimi nga Rusia mund të duket i largët, por ju siguroj se nuk është”, tha zoti Rutte. 

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez tha se Spanja është e përkushtuar për të arritur objektivin prej 2% deri në vitin 2029. Ai tha se shpenzimet për mbrojtjen ishin rritur me 70% gjatë dekadës së fundit. 

Kryeministri Sanchez shtoi se Madridi, në përgjithësi, ishte kontribuesi i 10-të më i madh i NATO-s. 

Trupat spanjolle gjithashtu ndihmojnë për të trajnuar forcat ukrainase ndërsa Kievi lufton kundër agresionit rus. 

Megjithatë, kjo nuk ka gjasa t’i duket e mjaftueshme kontribuesit më të madh të NATO-s, Shteteve të Bashkuara, që më 2024 shpenzuan 3.38 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. 

Presidenti Trump e cilësoi kontributin e Spanjës në NATO si “shumë të ulët”. Ai gjithashtu kërkoi rritjen e objektivit të shpenzimeve për mbrojtjen. 

“Do t’u kërkoj të gjitha vendeve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një qëllim që duhej të ishte arritur vite më parë”, tha Presidenti Trump. 

Ai është ankuar prej kohësh se aleatët evropianë po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara dhe thotë se ata duhet të marrin një pjesë të barrës së shpenzimeve për mbrojtjen. 

Megjithatë, analisti Pere Ortega thotë se objektivi prej 5% është jorealist për Spanjën. 

“Kjo do të thotë se Spanja të shpenzojë pothuajse 65 miliardë euro. Ne nuk e kemi atë kapacitet ekonomik. Për të arritur këtë shpenzim në mbrojtje, në një farë mënyre, do të duhej të sakrifikohej sfera e sigurimeve shoqërore. Spanjollët do ta ndëshkonin këtë me votën e tyre gjatë zgjedhjeve”, thotë zoti Ortega nga Qendra ‘Delàs’ për Studime të Paqes, me bazë në Madrid. 

Presidenti Trump, megjithatë ka gjetur mbështetjeje nga Lituania e cila njoftoi këtë muaj se do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5 ose 6% të PBB-së, deri në vitin 2026. 

“Ne po përshtatemi me planin e mbrojtjes të NATO-s, që është me rëndësi jetësore për rajonin tonë”, tha ministrja lituaneze e mbrojtjes, Dovilė Šakalienė. 

Në takimin e tij të parë të NATO-s si President i Shteteve të Bashkuara, në vitin 2017, Donald Trump qortoi aleatët se kanë dështuar të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen. 

Aleatët evropianë, veçanërisht Spanja, janë të përgatitur të përballen me kërkesa të mëtejshme në takimin e ardhshëm të udhëheqësve të vendeve anëtare, që do të mbahet në Hagë, në muajin qershor./VOA 

Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron: Të dielën reshje intensive në 6 qarqe, pritet dëborë dhe ngrica 

Shkurti nis me diell dhe vranësira! Parashikimi i motit për fundjavën: Të dielën priten reshje shiu 

Murseli flet për xhelozi, autori i vrasjes së Liridonës: Më thanë se ishte serbe! 

Murseli flet për xhelozi, autori i vrasjes së Liridonës: Më thanë se ishte serbe! 

Kultivuan 32 mijë rrënjë kanabis/ SPAK dërgon për gjykim 23 persona, 12 prej tyre gra. Dosja i kalon GJKKO 

Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takonin Metën? Reagon SPAK: Miratimi i lejes jepet nga Drejtoria e Burgjeve 

TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com