Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

2026/01/26 at 8:36 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023.


“Kam një marrëdhënie personale me presidentin [e Serbisë] Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim nga ai që të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ndodhi disa vite më parë, dhe kjo për dy çështje. Për të dyja ka premtuar përcaktimin e plotë të përgjegjësisë”, tha Rutte.

Këto deklarata Rutte i bëri gjatë adresimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), ku po ashtu konfirmoi mbështetjen për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Rutte po ashtu theksoi se NATO-ja është e përkushtuar ndaj situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të rritura viteve të fundit dhe incidenti më i rëndë u regjistrua shtatorin e vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Në këmbimet e zjarrit që pasuan u vranë tre sulmues serb.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiq e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Këtij incidenti të armatosur i paraprinë protesta në veri të Kosovës të mbajtura në maj të po atij viti. Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë në Zveçan.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët lokalë.

Për ngjarjet në Zveçan, janë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra persona, dhe disa janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. NATO-ja ka kërkuar që përgjegjësit për të dyja rastet të përballen me drejtësinë.

Për Grenlandën dhe raportet me Trumpin

Gjatë diskutimit në AFET, temë ishte edhe marrëveshja që Rutte arriti javën e kaluar me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilën, siç u njoftua, i është mundësuar presidentit amerikan të heqë dorë nga kërcënimi për vendosjen e tarifave shtesë ndaj disa vendeve evropiane dhe për marrjen nën kontroll të Grenlandës.

Para ligjvënësve evropianë, Rutte prezantoi dy drejtime veprimi kur është fjala për sigurinë e Grenlandës dhe Arktikut: përpjekjet kolektive të NATO-s për forcimin e mbrojtjes ushtarake dhe ekonomike kundër ndikimit rus dhe kinez në Arktik si dhe bisedimet dypalëshe midis Danimarkës, Grenlandës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se presidenti amerikan ka të drejtë për çështjen e Arktikut. Ai tha se bëhet fjalë për mbrojtje kolektive, pasi, sipas tij, rrugët detare po hapen.

“Kina dhe Rusia po bëhen gjithnjë e më aktive. Duhet t’i përballemi këtij problemi”, tha Rutte.

Ai konfirmoi përkushtimin e plotë të presidentit amerikan ndaj NATO-s dhe i dërgoi një mesazh aleatëve evropianë se “vetëm mund të ëndërrojnë” se mund të mbrohen vetë pa Shtetet e Bashkuara.

Javën e kaluar, Trump tha se ka arritur me Rutten pajtueshmëri për kornizën e marrëveshjes për Grenlandën. Para kësaj, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik në Davos, udhëheqësi amerikan tha se donte bisedime të menjëhershme për ta blerë Grenlandën.

Ai e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për marrjen e këtij ishulli. Trump ka argumentuar se Grenlanda i duhet për sigurinë kombëtare./REL



Ju sugjerojmë

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër
Kryesore

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër

26 Janar, 2026 4:31 pm
Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Para
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
















TE FUNDIT

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit...

Lexo më shumë

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
26 Janar, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë,...

Lexo më shumë

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
26 Janar, 2026

Një ish-senator francez po hetohet nga drejtësia e Parisit, pasi akuzohet se i dha një deputeteje drogë të llojit ekstazi, me...

Lexo më shumë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
26 Janar, 2026

Miratohet vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Prej Vlorës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com