Bota

Rusia: SHBA po zhvillon “përbërës të armëve biologjike” në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 09/03/22 |
Opi Nion

Maria Zakhorava, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, në  një konferencë shtypi këtë mëngjes nga Moska, tha se Rusia pretendon se SHBA ka kryer programe biologjike në Ukrainë.

Zakhorava kërkoi që SHBA të zbulojë detajet për atë që ka bërë, duke shtuar se ajo ka parë dokumente që mbështesin pretendimet e tyre se amerikanët po strehojnë komponentë të armëve biologjike afër kufirit Ukrainë-Rusi.

Ajo ka pohuar se Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së po e drejton drejtpërdrejt programin.

Disa ditë më parë një gjeneral-major rus, Igor Konashenkov, deklaroi në mediat ruse se murtaja, antraksi dhe kolera po zhvilloheshin nga SHBA për t’u përdorur në luftën biologjike.

Për negociatat me Ukrainën, Zakhorava tha se “do të jetë më mirë nëse arrijmë rezultate përmes negociatave paqësore”, duke shtuar se Kremlini “shpreson për hapa më të rëndësishëm përpara në raundin tjetër të bisedimeve”.

Pas