Bota

Rusia paralajmëroi Luftën e 3 Botërore, Ukraina: Përpiqet të frikësojë Perëndimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 26/04/22 |
Opi Nion

Rusia “ndjen” humbjen e saj në Ukrainë dhe për këtë arsye po përpiqet të frikësojë Perëndimin kundër mbështetjes së Kievit duke paralajmëruar kërcënimin e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, ka shkruar në Tëitter ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

“Rusia përdor shpresën e fundit për të trembur botën që të mos mbështesë Ukrainën. Kështu flitet për një rrezik ‘real’ të Luftës së Tretë Botërore. Kjo do të thotë vetëm se Moska ndjen humbjen në Ukrainë. Prandaj, bota duhet të dyfishojë mbështetjen e Ukrainës në mënyrë që ne të mbizotërojmë dhe të ruajmë sigurinë evropiane dhe globale”,-shkruan ministri në reagimin e tij.

Reagimi i Kuleba erdhi pasi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë nënkuptonin se NATO ishte “në thelb e angazhuar në luftë me Rusinë” dhe kishte rrezik “të konsiderueshëm” të përshkallëzimit të konfliktit./Opinion.al

Pas