Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia: NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me ne

2024/05/04 at 9:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia: NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me ne

Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë, të njohura si Steadfast Defender, janë dëshmi se aleanca ushtarake perëndimore po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse më 4 maj.

Zëdhënësja Maria Zakharova, hodhi poshtë akuzat e bëra nga NATO-ja gjatë kësaj jave se Rusia është përfshirë në sulme hibride ndaj shteteve anëtare të aleancës, duke thënë se kjo ishte një “dezinformatë” që synon të shpërqendrojë njerëzit nga aktivitetet e aleancës ushtarake perëndimore.

Përmes një deklarate, Zakharova tha se është NATO-ja që është angazhuar në një luftë hibride kundër Rusisë përmes mbështetjes që i jep Ukrainës duke i ofruar armë, inteligjencë dhe para.

“Aktualisht, stërvitjet më të mëdha të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, Steadfast Defender, po mbahen afër kufijve të Rusisë. Sipas skenarit të tyre, veprimet e koalicionit kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë edhe armët hibride dhe ato konvencionale”, tha ajo.

“Ne duhet ta pranojmë se NATO-ja seriozisht po përgatitet ‘për një konflikt të mundshëm’ me ne”, shtoi Zakharova.

Raportet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët në dekada pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Kur njoftoi për nisjen e stërvitjeve në janar, NATO tha se 90.000 trupa do të marrin pjesë në to. Gjatë stërvitjeve, sipas NATO-s, do të praktikohet se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët evropianë në shtetet që janë në kufi me Rusinë dhe ato në krahun lindor të aleancës nëse do të ndodhte një konflikt. Stërvitjet do të zgjasin edhe përgjatë majit./REL

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Raketat ruse godasin shtetin anëtar të NATO-s, Zelensky: Të veprojmë

Moska futi Zelenskyn në listën e të kërkuarve, reagon Kievi: Njoftim i pavlerë! Makineria shtetërore ruse në dëshpërim për vëmendje

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën drejtuesi

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën drejtuesi

E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

Shpërthen lavatriçja gjatë procesit të larjes në Don Bosko, plagoset një 69-vjeçar

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com