Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia mohon akuzat e SHBA se ka vendosur armë në hapësirë

2024/05/22 at 7:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia mohon akuzat e SHBA se ka vendosur armë në hapësirë

Autoritet ruse hodhën poshtë të mërkurën, duke e quajtur “lajm të rremë”, një pohim të Shteteve të Bashkuara, se Rusia kishte vendosur një armë, në orbitën e ulët të Tokës, që ishte në gjendje të mbikëqyrte dhe sulmonte satelitë të tjerë.


Po kështu Kremlini ka mohuar kategorikisht pohimet e zyrtarëve amerikanë se Moska po përpiqet të prodhojë një armë bërthamore kundër satelitëve që do të vendoset në hapësirë.

Në një konferencë shtypi të martën vonë, Pentagoi akuzoi Rusinë se ka vendosur me gjasë një armë hapësinore në të njëjtën orbitë ku ndodhet dhe një satelit i qeverisë amerikane.

“Rusia lëshoi një satelit në orbitën e ulët të Tokës që ne vlerësojmë se ka të ngjarë të jetë një armë hapësinore, me gjasë e aftë për të sulmuar satelitë të tjerë që ndodhen aty“, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali i Forcave Ajrore Pat Ryder.

“Arma hapësinore” ruse e lëshuar më 16 maj u vendos “në të njëjtën orbitë me një satelit të qeverisë amerikane”, shtoi ai.

Zëdhënësi Ryder shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të mbrojë interesat e tij.

“Ne kemi përgjegjësinë të mbrojmë interesat tona hapësinore dhe të sigurojmë mbështetje të vazhdueshme dhe të pandërprerë për Forcën e Përbashkët dhe të Kombinuar”, tha ai.

Më herët gjatë ditës së martë, Moska akuzoi Shtetet e Bashkuara se po kërkonin të vendosnin armë në hapësirë, pasi Uashingtoni i vuri veto një propozimi rus në Kombet e Bashkuara, kundër përhapjes së armëve.

“Ata kanë treguar edhe një herë se përparësitë e tyre reale në fushën e hapësirës nuk synojnë të mbajnë hapësirën pa armë të çfarëdo lloji, por të vendosin armë aty dhe ta shndërrojnë hapësirën në një arenë konfrontimi ushtarak”, thuhej në një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

Muajt e fundit, fuqitë botërore kanë shkëmbyer akuza të shumta mbi përpjekjet për të militarizuar hapësirën.

Ato kanë bërë propozime rivale në Kombet e Bashkuara si pjesë e masmarrëveshjeve mbi këtë çështje.

Rusia vuri veton ndaj nismës së Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar, ndërsa në një votim të hënën, propozimi i Moskës u bllokua nga Uashingtoni, Londra dhe Parisi.

I dërguari amerikan në OKB, Robert Wood tha se propozimi i Rusisë, që u bënte thirrje të gjitha vendeve të “marrin masa urgjente për të parandaluar përgjithmonë vendosjen e armëve në hapësirë”, ishte një përpjekje për shpërqendrim dhe akuzoi Moskën për “manipulim diplomatik”.

Ai tha se arma “e mundshme” kundër-hapësinore e Rusisë ishte “me gjasë e aftë të sulmonte satelitë të tjerë në orbitën e ulët të Tokës”.

“Rusia e vendosi këtë armë të re kundër-hapësinore në të njëjtën orbitë ku ndodhet një satelit i qeverisë amerikane“, tha ai në komentet përpara votimit të së hënës.

“Veprimi i Rusisë më 16 maj pason lëshime të mëparshme të satelitëve rusë, me gjasë armë hapësinore, në orbitën e ulët të Tokës, në vitin 2019 dhe 2022”, shtoi ai.

Në shkurt, Shtëpia e Bardhë tha se Rusia po punonte për të prodhuar një armë kundër satelitëve, ekzistenca e së cilës u konfirmua pasi ligjvënësit paralajmëruan për një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare, por pa dhënë detaje./ VOA



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

24 Nëntor, 2025 9:30 am
Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat
Bota

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

24 Nëntor, 2025 9:26 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2025

24 Nëntor, 2025 8:24 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Nëntor, 2025 8:23 am
Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Bota

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

23 Nëntor, 2025 9:03 pm
Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Para
Vota e diasporës/ KQZ bën gati draftin, PS: I qëndrojmë votimit me postë

Vota e diasporës/ KQZ bën gati draftin, PS: I qëndrojmë votimit me postë

Rivotohet në shtatë qendra votimi në Maqedoninë e Veriut!

Rivotohet në shtatë qendra votimi në Maqedoninë e Veriut!

Vota e diasporës, Bylykbashi: Objektivi i mazhorancës, të pengojë votën e emigrantëve

Vota e diasporës, Bylykbashi: Objektivi i mazhorancës, të pengojë votën e emigrantëve
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

Auto-Skicë
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së Marilen Jatës, mbrëmjen e kaluar në zonën...

Lexo më shumë

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat
24 Nëntor, 2025

Belgjika po përgatitet për tre ditë grevë kombëtare. Kjo vjen në shenjë proteste ndaj reformave të qeverisë së Bart De Wever...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2025

24 Nëntor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike trelativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Auto-Skicë
24 Nëntor, 2025

Dashi Gjëra të mira po ndodhin përreth teje sot, por për fat të keq, ndihesh sikur nuk po të ndodhin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com