Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia dërgon sisteme të mbrojtjes së raketave S-400 në Serbi

2019/10/25 at 3:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia dërgon sisteme të mbrojtjes së raketave S-400 në Serbi

Rusia tha të enjten një divizion i sistemit të saj të mbrojtjes raketore S-400 do të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake në Serbi, duke nënvizuar dëshirën e Moskës për të qëndruar në krah të një aleati tradicional edhe kur Beogradi kërkon lidhje me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Do të jetë hera e parë që sistemi i sofistikuar S-400, së bashku me një bateri rakete Pantsir, do të marrë pjesë në stërvitje ushtarake jashtë vendit, tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se stërvitjet e koduara Mburoja Sllave 2019, synojnë të simulojnë “përdorimin e një grupi të përbashkët luftarak … në mbrojtje … kundër zbulimit të armikut dhe veprimeve ofensive”.

“Përveç sistemeve të raketave anti-ajrore në përdorim në ushtrinë serbe, sistemet e raketave që janë në përdorim nga Forcat Ajrore Ruse do të përdoren gjithashtu” në manovrat e drejtpërdrejta të zjarrit që do të vazhdojnë deri në 29 tetor, thuhet në një deklaratë.

Stërvitjet filluan të mërkurën por nuk u bënë publike deri të enjten.

Serbia deklaroi neutralitetin ushtarak në vitin 2006 dhe u bashkua me programin e Partneritetit për Paqen të NATO-s në vitin 2015, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ajo është gjithashtu një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe po negocion hyrjen në bllok.

Por Rusia është duke u përpjekur të mbajë Serbinë sllave brenda sferës së saj të ndikimit gjeopolitik.

Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar të personelit.

Të dy vendet kanë shtuar gjithashtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës. Të mërkurën, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR) Sergey Naryshkin, i tha televizionit shtetëtor serb RTS TV se të dy vendet po kryenin “operacione të ndërlikuara të ndërsjellta” për të mbrojtur interesat e tyre të jashtme.

Serbia është mbështetur tek Rusia në refuzimin e saj të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, e cila u shkëput në 2008 pas një kryengritjeje të përgjakshme guerilje. Paqeruajtësit e NATO-s mbeten në Kosovë.

Serbia gjithashtu varet tek Rusia për furnizime me gaz natyror dhe kompania më e madhe lokale e naftës, Naftna Industrija Srbije, është në pjesën më të madhe në pronësi të Gazpromit të Rusisë./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

28 Korrik, 2025 3:27 pm
Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
Aktualitet

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

28 Korrik, 2025 3:16 pm
Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
Aktualitet

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

28 Korrik, 2025 2:59 pm
Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
Aktualitet

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

28 Korrik, 2025 2:27 pm
Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit
Aktualitet

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

28 Korrik, 2025 2:18 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

28 Korrik, 2025 2:14 pm
‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!
Aktualitet

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

28 Korrik, 2025 2:03 pm
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt
Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ndaj Jonaid Myzyrajt

28 Korrik, 2025 1:50 pm
Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor
Aktualitet

Njohja me provat/ Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor

28 Korrik, 2025 1:40 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ Berisha: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen..

28 Korrik, 2025 1:24 pm
Para
Budestagu voton për hapjen e negociatave, reagon ambasadori i BE

Luigi Soreca: BE mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë për integrimin  

BE bie dakord për shtyrjen e Brexit-it

BE bie dakord për shtyrjen e Brexit-it

Kontrolli në Portin e Durrësit/ Shoqërohen 23 persona, policia jep detaje

Kontrolli në Portin e Durrësit/ Shoqërohen 23 persona, policia jep detaje

TE FUNDIT

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
28 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Disa...

Lexo më shumë

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës
28 Korrik, 2025

Tre autorët e dyshuar nga për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbetur në burg pas vendimit të sotëm të Gjykatës...

Lexo më shumë

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

Operacion në Fier, ish-nënkryetarja e bashkisë në “arrest shtëpie”. Pezullime nga..
28 Korrik, 2025

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen në Pogradec ku humbi jetën një 52 vjeçare. Siç raportohet nga policia...

Lexo më shumë

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec
28 Korrik, 2025

Ilirjan Selmani, rreth 35 vjeç, u shoqërua nga policia e Pogradecit këtë të hënë, si autor i dyshuar i vrasjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com