Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia: 959 ushtarë ukrainas dorëzohen në Mariupol

2022/05/18 at 5:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia: 959 ushtarë ukrainas dorëzohen në Mariupol

Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se 959 ushtarë ukrainas janë dorëzuar këtë javë në bastionin e fundit të qytetit të rrethuar të Mariupolit.


Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrotjes u tha gazetarëve se 694 ushtarë ishin dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit.

Zyrtarët ukrainas nuk i kanë konfirmuar shifrat. Zëvendësministrja ukrainase e mbrojtjes, Anna Malyar, tha të hënën se më shumë se 260 luftëtarë kishin lënë rrënojat e fabrikës së çelikut, “Azovstal”, dhe ishin dorëzuar tek forcat ruse, që ishte në përputhje me shifrat e dhëna nga Rusia.

Rusia e quajti këtë një dorëzim masiv. Ndërsa ukrainasit thanë se garnizoni i tyre e kishte përfunduar misionin e tij.

“Qëllimi ishte që djemtë tanë, të cilët mbrojtën me heroizëm qytetin dhe frenuan armikun në Mariupol, të mos lejonin kalimin e trupave ruse nëpër Mariupol”, i tha kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko Shërbimit në gjuhën ukrainase të Zërit të Amerikës. “Ata shpëtuan kombin, ata lejuan Forcat e Armatosura të Ukrainës të përgatiteshin dhe qytetet e tjera të përgatiteshin më shumë për këtë luftë të tmerrshme që tashmë kishte përfshirë Ukrainën”, shtoi ai.

Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me luftëtarët e dorëzuar ukrainas. Një zyrtar rus hodhi dyshime mbi mundësinë e një shkëmbimi në shkallë të gjërë të të burgosurve.

Pushtimi i Mariupolit, një qytet përgjatë bregut verior të Detit Azov që para luftës kishte 430,000 banorë, do të ishte suksesi më i madh i Moskës në ofensivën e saj gati tre-mujore kundër Ukrainës.

Por, Rusia po lufton për të pushtuar më shumë territor në Ukrainën lindore dhe nuk ka arritur ta rrëzojë qeverinë e presidentit Volodymyr Zelenskyy, ose të marrë kryeqytetin e vendit, Kievin.

Ukraina vlerëson se 20,000 civilë janë vrarë nga bombardimet që e kanë kthyer në gërmadhë pjesën më të madhe qytetit të Mariupolit. Ajo që ka mbetur prej tij ndodhet midis territorit rus dhe gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, u tha gazetarëve të martën se është “e vështirë të dihet” se çfarë nënkupton ndërprerja e operacioneve luftarake në Mariupol.

“Ne kemi folur gjatë për rëndësinë e Mariupolit si një port i madh ekonomik në Detin Azov dhe për rëndësinë e tij gjeografike për luftimet në lindje”, tha zoti Kirby.

Ai shtoi se Rusia ka një qëllim të qartë “për të rrethuar dhe pushtuar Donbasin dhe pjesën lindore të vendit”, por se “ata nuk e kanë arritur qëllimin e tyre”.

Zgjerimi i NATO-s

Suedia dhe Finlanda paraqitën kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO të mërkurën në Bruksel, ku ambasadorët e të dyja vendeve u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kjo është një ditë e mirë në një moment kritik për sigurinë tonë”, u tha Stoltenberg gazetarëve. “Faleminderit shumë për dorëzimin e kërkesave të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Çdo vend ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij. Ju të dy keni bërë zgjedhjen tuaj pas proceseve të plota demokratike dhe unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO”.

Ky është një reagim ndaj sulmit rus në Ukrainë dhe përbën ndryshim të madh si për Suedinë ashtu edhe për Finlandën, të cilat kanë qëndruar për një kohë të gjatë jashtë aleancave të tilla.

Kërkesat e tyre duhet të miratohen nga 30 vendet anëtare të NATO-s. Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të këtyre dy vendeve në aleancën ushtarake perëndimore. Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Suedinë dhe Finlandën për strehim të “terroristëve” dhe vendosje të sanksioneve ndaj Turqisë.

Diskutimi i qëndrimit të Turqisë do të vazhdojë të mërkurën ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pret në një takim Nju Jork ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price u tha gazetarëve të martën se pas bisedimeve me aleatët e NATO-s ka “konsensus të fortë” për pranimin e Suedisë dhe Finlandës dhe se “ne jemi të sigurt se do të jemi në gjendje ta ruajmë këtë konsensus”./ VOA



Ju sugjerojmë

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
Bota

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

28 Maj, 2025 9:32 pm
Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
Bota

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

28 Maj, 2025 9:25 pm
I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
Aktualitet

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

28 Maj, 2025 9:14 pm
Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
Politikë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

28 Maj, 2025 9:00 pm
Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën
Sport

Shqipëri-Serbi më 7 qershor, 1500 policë do “blindojnë” Tiranën

28 Maj, 2025 8:25 pm
Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Bota

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

28 Maj, 2025 8:24 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët

28 Maj, 2025 7:45 pm
VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve
Life Style

VIDEO/ Liderët botërorë si fëmijë, seriali u shpjegon gjeopolitikën të vegjëlve

28 Maj, 2025 7:38 pm
Netanyahu mandatohet nga presidenti për të krijuar qeverinë e re në Izrael
Bota

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

28 Maj, 2025 7:29 pm
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së
Bota

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

28 Maj, 2025 6:58 pm
Para
Blinken: Pasiguria ushqimore është shtuar në mënyrë drastike nga lufta në Ukrainë

Blinken: Pasiguria ushqimore është shtuar në mënyrë drastike nga lufta në Ukrainë

Bashkia e Tiranës paralajmëron karburantet: Merrni licencat ose ju bllokuam

Bordi i transparencës vendos çmimet, sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi

COVID-19 në Shqipëri/ 553 raste të reja, 9 viktima

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, 44 të infektuar në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin

Trump: Kam paralajmëruar Netanyahun që të mos e sulmojë Iranin
28 Maj, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, teksa...

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë

Abuzoi seksualisht me 299 fëmijë, dënohet me 20 vjet burg mjeku në Francë
28 Maj, 2025

Joel Le Squarnec, 74 vjeç, një ish-mjek kirurg në Francë, pritet të përballet me një dënim prej 20 vitesh burg...

Lexo më shumë

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin

I marrin pensionin për 33 muaj, prokuroria ngre duart. Zgjidhja për të moshuarin
28 Maj, 2025

Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars të vitit 2020 doli në...

Lexo më shumë

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Kandidatët e PD-së kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha
28 Maj, 2025

Disa kandidatë të Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave. Duket se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com