Aktualitet

Bordi i transparencës vendos çmimet, sa do të kushtojnë nafta, benzina dhe gazi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 18/05/22 |
Opi Nion

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet se sa do të shiten karburantet në vend deri në një vendim tjetër. Në njoftimin e bërë publik thuhet se çmimi i naftës është ulur dhe do të shitet me 234 lekë për litër nga 237 lekë për litër që ishte më parë.

Ndërsa çmimi i benzinës është rritur nga 234 lekë për litër ajo do të shitet me 237 lekë për litër.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar, duke mbetur në vlerën 90 lekë për litër.

Për këto produkte, çmimet e shitjeve me shumicë janë 222 lekë për litër nafta, 225 lekë/litri benzina dhe 78 lekë për litër gazi.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 thuhet në njoftim.

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”,-thuhet në njoftim./Opinion.al

Pas