Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se katër vetë janë vrarë dje nga përplasja e një helikopteri ushtarak në rajonin veriperëndimor, Pskov.
Ministria tha se helikopteri i tipit Mi-8, u rrëzua gjatë një misioni rutionr stërvitor, me ç’rast u vranë “tre pilotë dhe një këshilltar teknik”.
Shkaqet e përplasjes nuk janë të njohura. Ministria tha se ekipi i kërkim-shpëtimit tashmë ka arritur në vendin e rrëzimit.
Aksidentet ku përfshihen helikopterët e tipit Mi-8, të projektuar në vitet e 60-ta, janë të shpeshta, kështu që autoritetet e aviacionit në Rusi janë kritikuar për kushte të dobëta të sigurisë ajrore.
Në qershor të vitit 2014, nga përplasja e një helikopteri në një liqen në rajon verior, Murmansk, janë vrarë 15 vetë.