Te Fundit

Rushaj dhe Duma lanë mandatin e deputetit,zëvendësohen nga Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 16/11/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme Orjela Nebijaj ka dorëzuar zyrtarisht formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, procedurë për marrjen e mandatit të deputetes.

Nebiaj dhe grida Duma realizuan një rrokadë të vërtet mes PD dhe Top Channel. Teksa Duma hoqi dorë nga mandatai i deputetit për të nisur një sfidë të re duke drejtuar një emision në Top Channel, Nebiaj largohet nga ky televizion për të nisur sfidën e saj në parlament.

Po ashtu, mandatin e deputetit e ka pranuar edhe Petrit Doda i cili zëvendëson në Parlament Alfred Rushajn. Vendimin e tij, Rushaj e argumentoi se hoqi dore nga mandati i deputetit për arsye personale.

Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ”,-njofton KQZ./ Opinion.al

 

Pas