Bota

Rusët bombarduan teatrin ku strehoheshin civilë, ministri ukrainas: Krim lufte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:13 - 16/03/22 |
Opi Nion

Autoritetet ukrainase thanë se forcat ruse kanë sulmuar Teatrin në Mariupol, që përdorej për strehimin e civilëve.

Zëvendëskryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, Serhiy Orlov, i tha transmetuesit britanik BBC se në Teatrin e bombarduar gjendeshin 1,000 deri në 1,200 persona.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ndërtesa është shkatërruar plotësisht.

Ai tha se sulmi ndaj këtij teatri ishte “krim lufte”. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse ka viktima.

Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse dhe vlerësohet se rreth 300,00 qytetarë janë të bllokuar në qytet pa ujë, rrymë apo gaz. Ndërkaq, furnizimet me ilaçe janë duke u harxhuar.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 mars. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Pas