Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rudi Xhuliani: Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik

2018/03/21 at 10:28 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Rudi Xhuliani: Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik

Në studion e emisionit “Opinion”, Rudi Xhuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut foli edhe për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vecanërisht raportet me Rusinë dhe Putin.


I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me pushtetin e Rusisë, Xhuliani u shpreh ndër të tjera se Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik.

BF: Z. Giuliani, një nga problemet më të mëdha të Europës dhe mendoj edhe i Shteteve të Bashkuara është Presidenti Putin i Rusisë. Ai është bërë qendra e vëmendjes së mediave, sepse fitoi një mandat të katërt si President i Rusisë. Ka media që thonë se ai është njeriu më i pushtetshëm në botë për momentin. Cilat janë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Putinit? Dhe cili ishte gabimi që bënë Shtetet e Bashkuara që çuan në krijimin e pushtetit te Putinit?

RG: Mirë, ja gabimi. Gabimin duhet ta kërkojmë në dëshirën e presidentit Obama. Nuk më kujtohet ekzaktësisht. Ndodhi kur Medvedevi dhe Putini pak a shumë vendosën se Putini do ishte ai që do drejtonte. Dhe Hilari Klinton shkoi në Moskë, mendoj. Mendoj se ishte në Moskë. Dhe ajo e rifilloi marrëdhënien me Rusinë. Ata kishin një buton të madh rifillimi. Ishte një shaka. Dhe ja çfarë ndodhi. Ne larguam diçka që ishte shumë e rëndësishme për politikën tonë të jashtme, që ishte filluar nga presidenti Ronald Regan. Dhe kjo është, mbrojtja bërthamore e Republikës Çeke dhe Polonisë. Dy aleatë të fortë të cilët ne i dhuruam. Unë shkova të pyes sekretarin Gejts, Sekretarin e Shtetit në atë kohë, i cili dha dorëheqjen meqë ra fjala. Unë e pyeta atë, çfarë morëm ne? Çfarë morën amerikanët për atë që i dhanë Rusisë? Ishtë diçka e madhe dhe ne nuk morëm asgjë. Unë mendoj se Putini e pa këtë dhe tha, “Unë mund t’i shkel me këmbë këta njerëz. Ata janë budallenj, ata janë të gatshëm të japin pa marrë asgjë në këmbim, ata nuk negociojnë fort siç bëj unë.” Unë mendoj se kjo i dha forcë atij që të hynte në Ukrainë.

BF: Në Gjeorgji në fillim.

RG: Po, në Gjeorgji në fillim. Gjeorgjia ishte një kufi i vogël. Ukraina ishte arritja e vërtetë. Dhe ai e goditi atë shumë fort. Ukrainasit iu kundërpërgjigjëën. Ata e kufizuan atë në vetëm 1/3 e territorit të tyre. Ose në ¼. Por situata është akoma shumë e tensionuar. Unë u takova me presidentin e Ukrainës 5-6 muaj më parë dhe ai kishte foto të njerëzve që vriteshin çdo ditë në zënka të vogla.

BF: Kjo e Ukrainës është një histori e tmerrshme por le të kthehemi pak pas në kohë, në takimet midis Bushit dhe Gorbaçovit apo edhe Reganit dhe Gorbaçovit. Më shumë duhet të ketë qënë në raportet Bush –  Gorbaçov në ’89 – ’90. Putini dhe rusët thonë se pati një “marrëveshje zotërinjsh” mes tyre e cila konstatonte se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do qëndronin larg kufirit rus pas prishjes së Bashkimit Sovjetik dhe tërheqjes së trupave sovjetike nga Europa Lindore. Por me politikat e reja NATO-ja shkoi në kufirin rus. Me Ukrainën, republikat Baltike dhe vende të tjera. Ishte ky një dhunim i marrëveshjes nga ana e Shteteve të Bashkuara?

RG: Nuk e di. Ky nuk ka qenë kurrë një traktat.

BF: Jo, nuk ishte. Ishte marrëveshje mirëbesimi thonë ata.

RG: Njësoj si me Iranin që nuk kemi një traktat. Gjë e cila i mundëson presidentit Trump dhe Pompeit i cili do që të bëhet Sekretar i Shtetit dhe me shumë mundësi këshilltarit tonë të ri të sigurisë, Xhon Boltonit që ta hedhin poshtë. Nuk ishte kurrë një marrëveshje formale dhe unë nuk e di me saktësi për çfarë u ra dakord por është e vështirë për t’u besuar që ne do të  hiqnim dorë nga mundësia për t’i pasur ato vende në NATO kur ato në fakt dëshpërimisht donin t’i bashkoheshin NATO-s. Ukraina nuk është akoma një vend i NATO-s. Një pjesë e tensionit është fakti që ata duan të jenë. Të paktën pjesa lindore e Ukrainës do kështu. Dhe Rusia do që ta ndalojë këtë. As Gjeorgjia nuk është pjesë e NATO-s, por Polonia po, Republika Çeke po ashtu, edhe Hungaria. Këta janë të gjithë vende që u pushtuan nga Rusia në ’46. Janë vende që kanë një histori në mendje. Unë isha në Poloni me presidentin qershorin e kaluar. Dhe është në bindjen e polakëve që Rusia do i sulmojë përsëri. Madje ata më pyetën për këtë. Unë nuk mendoj se do e bëjnë. Një sulm ndaj Polonisë do të niste një luftë botërore. Do e kishin të gjithë Evropën kundër. Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Ata nuk e duan këtë. Unë mendoj se ata duan vetëm të ngacmojnë. Estonia ka disa probleme në veri. Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu.

BF: Vendi ynë nuk ka të bëjë fare me Rusinë.

RG: Kjo është ajo çka dua të them. Ne lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.

BF: Por ne kemi problemin e Kosovës ku influenca e Rusisë nëpërmjet Serbisë është akoma një problem.

RG: Po. Mendoj se ky është problem. Por besoj gjithashtu se rusët po kërkojnë më shumë në veri. Më shumë si në Estoni. Ndoshta jo dhe aq në Letoni, ata janë pak më perëndimorë tani. Estonia ka një popullatë të madhe ruse.

BF: Diku te 40% e popullatës së saj besoj. Por unë kam një tjetër pyetje. Është Rusia aq e fuqishme sa mendon Evropa?

RG: Jo, jo. Rusia është një fuqi po aq false sa ishte gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik. Ne i mbivlerësojmë ata. Mendoj se është mirë ta mbivlerësosh armikun. Më mirë sesa ta nënvlerësosh atë. Por ndonjëherë kur e bën këtë mund të bësh ndonjë gabim. Unë mendoj se ata janë një vend i fortë por nuk janë asgjë në krahasim me Kinën. Kina është një vend i fortë. Një vend më i pasur. Ndërsa ne jemi 2 apo 3 herë më të fuqishëm ekonomikisht se Kina dhe gati 8 herë më të fuqishëm ushtarakisht.

BF: Po. Dhe problemi i dytë është modeli që presidenti Putin po krijon për të gjithë botën. Një lider autoritar i cili qëndron në pushtet për sa kohë të dojë. që shpërfill zgjedhjet, demokracinë, gjith[ka. Ai ka krijuar një model edhe për liderët e vegjël autoritarë në gjithë botën. Si do e luftojë Evropa apo demokracia këtë lloj modeli?

RG: Mendoj se në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë, duke përfshirë këtu edhe Evropën Lindore dhe Ballkanin demokracia është aq fort e rrënjosur sa që diçka e tillë nuk do të ndodhë këtu. Dhe me këtu dua të them edhe në Shqipëri.

 

 

Etiketa: fuqiarudi xhulianirusia


Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Para
Rudi Xhuliani në Opinion: Trump do të rishqyrtojë marrëveshjen me Iranin, do t’i vendosen përsëri sanksione

“Trump një njeri gazmor, nuk ka probleme me gratë, ato mundohen t’i hapin probleme”, si e sheh Xhuliano mikun e tij

Rudi Xhuliani në Opinion: Trump do të rishqyrtojë marrëveshjen me Iranin, do t’i vendosen përsëri sanksione

Xhuliani: Si me dënoi Xhon Goti me vdekje

Xhuliani në Opinion: SHBA nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit

Rudi Xhuliani në Opinion: Si i luftova "Padrinot" e Nju Jorkut
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}