Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrumbullaku mirëpret Komisionerin spanjoll: Synojmë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

2023/06/09 at 10:16 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku mirëpret Komisionerin spanjoll: Synojmë forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me Komisionerin e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Policisë Kombëtare të Spanjës, z. Julian Ávila Polo dhe drejtuesit e 2 departamenteve të Policisë së Spanjës.


Vizita pati në fokus bashkëpunimin ndërmjet 2 policive, intensifikimin e angazhimit për shkëmbimin e informacioneve në favor të luftës së përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bashkërendimin e veprimeve për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, si dhe eliminimin e barrierave burokratike, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, deri në strukturat bazë të tyre.

Gjatë vizitës u vlerësua si prioritar bashkërendimi i teknikave dhe veprimeve, ndërmjet policive kufitare të të dyja vendeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të emigrimit ilegal, si dhe u çmua roli i oficerëve të kontaktit të të dyja vendeve, si pika ndërlidhëse nëpërmjet të cilave do të intensifikohet më tej bashkëpunimi mes 2 policive.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Muhamet Rrumbullaku i shprehu mirënjohjen e tij Komisionerit të Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Julian Ávila Polo dhe të gjithë kolegëve të Policisë spanjolle, për nivelin aktual të koordinimit të punës midis oficerëve të dy policive dhe e garantoi Komisionerin e Përgjithshëm se Policia e Shtetit ka të gjitha aftësitë profesionale dhe logjistike, të drejtojë, koordinojë dhe të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.

Komisioneri për Kufirin dhe Migracionin i Policisë Kombëtare Spanjolle falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mikpritjen e tij dhe e përgëzoi atë për vizionin që ka për një polici më të besueshme, profesionale dhe kompakte në çdo bashkëpunim ndërkombëtar.

Komisioneri theksoi gjithashtu se, përmes qëndrueshmërisë së bashkëpunimit midis dy kolegëve të policisë shqiptare, profesionistëve dhe korrigjuesve, disa persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në Shqipëri dhe janë ekstraduar, si dhe janë goditur disa rrjete që veprojnë në fushën e trafikimit të paligjshëm të drogës./Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Para
Grabitet banesa e gjyqtares: Më kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri

Grabitet banesa e gjyqtares: Më kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri

U transferua në paraburgimin e Durrësit, Dako në qeli me ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

U transferua në paraburgimin e Durrësit, Dako në qeli me ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, detajet e para

Shpërthim në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, detajet e para
















TE FUNDIT

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}