Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët ku duhet të kini kujdes, si paraqitet situata në qarqe

2019/01/16 at 10:44 AM
në Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Rrugët ku duhet të kini kujdes, si paraqitet situata në qarqe

Edhe pse moti ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë ditëve të fundit, strukturat e emergjencës civile mbeten në gatishmëri.


Ministria e Mbrojtjes ka bërë edhe një panoramë të situatës në të cilat ndodhen rrugët gjatë ditës së sotme në qarqe të ndryshme.

Ku janë hasur probleme për shkak të rreshjeve të dëborës dhe ngricave.

Me poshtë situata për cdo qark

Qarku Dibër.

Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme, si më poshtë:

Qafë Bualli-Krastë i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Ura Çerenecit-Steblevë i kalueshëm me zinxhirë.

Dogana Xhepisht-Trebisht i kalueshëm me zinxhirë.

Akset rrugore Komsi, Lis dhe Ulëz, të kalueshëm pa zinxhirë.

Peshkopi-Qafë Draj dhe Peshkopi-Ushtelenxë, të kalueshëm me zinxhirë dhe pjesërisht edhe pa zinxhirë.

Po vijon përmirësimi i karrexhatës për kalueshmëri më të mirë në segmentin e aksit rrugor Zall Dardhë-Reç.

Nga bashkitë e qarkut është realizuar hapja e rrugëve rurale të brendshme të fshatrave me qendrat e 24 njësive administrative të tyre përkatëse.

Nga bashkitë e qarkut vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale të brendshme të fshatrave me qendrat administrative të tyre përkatëse edhe në 11 njësi administrative, si më poshtë:

Bashkia Dibër:

Vazhdon puna nga bashkia për hapjen e akseve rrugore rurale në Njësinë Administrative Selishtë, Reç, Muhurr, Lurë, Sllovë, Zall Dardhë.

Bashkia Bulqizë:

Vazhdon puna nga bashkia për hapjen e akseve rrugore rurale në Njësinë Administrative Ostren dhe Fushë-Bulqizë.

Bashkia Klos:

Vazhdon puna nga bashkia për hapjen e akseve rrugore rurale në Njësinë Administrative Xibër. Qarkullimi kryhet aktualisht me zinxhirë.

Qarku Kukës.

Kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët.

Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme, si më poshtë:

Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë.

Akset rrugore nacionale në bashkinë Kukës janë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit Domaj-Skavicë-Draj Reç.

Akset rrugore nacionale në bashkinë Has dhe Tropojë janë të kalueshme pa zinxhirë.

Bashkia Kukës:

E bllokuar Njësia Administrative Arrën, si dhe një pjesë e rrugëve të fshatrave të Njësisë Administrative Bushtricë, Zapod, Topojan, Surroj, Malzi dhe Grykë-Çajë, me qendrat e tyre. Ditën e sotme do të punohet për hapjen e akseve rrugore që lidhin Njësitë Administrative Zapod dhe Topojan.

Bashkia Tropojë:

Të gjitha akset e njësive administrative dhe akset nacionale  janë të kalueshme. Po punohet nga bashkia e firma kontraktore me 2 mjete e 6 punonjës për hapjen e rrugëve që lidhin Njësinë Administrative Lekbibaj me fshatrat e saj.

Bashkia Has:

Të gjitha akset rrugore rurale janë të hapura.

Forca e mjete të angazhuara në shkallë Qarku janë: 11 borëpastruese dhe 10 Fadroma.

Energjia elektrike

Gjithë qarku furnizohet me energji elektrike.

Qarku Shkodër.

Akset rrugore nacionale janë të gjitha të kalueshme.

Bashkia Shkodër:

Po punohet me 4 mjete fadroma dhe 15 forca të bashkisë për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe trotuareve.

Në Njësinë Administrative Pult, ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Aksi rrugor rural që lidh njësinë administrative me qytetin e Shkodrës është i kalueshëm. Po punohet për mbajtjen hapur me fadroma  në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës.

Në Njësinë Administrative Shosh, ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta.

Aksi rrugor rural që lidh qendrën e njësisë administrative me fshatin Kir është i bllokuar në segmentin rrugor Mali i Shoshit. Po punojnë 2 fadroma për hapjen e këtij segmenti rrugor të bllokuar.

Në Njësinë Administrative Shalë ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Aksi rrugor rural që lidh njësinë administrative me qytetin e Shkodrës është i bllokuar.

Bashkia Vau-Dejës:

Aksi rrugor rural në Njësinë Administrative Shllak dhe Temal ka rreth 60 cm dëborë, por është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Malësi e Madhe:

Aksi rrugor rural Koplik-Bogë dhe Koplik-Razëm ka rreth 60 cm dëborë, por është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor rural Tamarë-Vermosh dhe Tamarë-Vukël është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Pukë e Fushë-Arrëz:

Nga firmat kontraktore po punohet me 4 mjete borëpastruese. Akset rrugore rurale janë të gjitha të kalueshme, me përjashtim të segmenteve që lidhin disa njësi administrative me qendrat e bashkisë Pukë dhe Fushë-Arrëz. Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë ka mbi 90 cm dëborë dhe është i bllokuar. Nga firmat kontraktore po punohet për hapjen e tij.

Qarku Korçë.

Në akset rrugore nacionale qarkullimi vazhdon normal dhe pa zinxhirë. Po punohet me hedhjen e kripës në akset rrugore nga firmat kontraktore.

Bashkia Korçë:

Aksi rrugor nacional Velçan-Pogradec është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Qafë Plloçë-Dardhas është i qarkullueshëm me zinxhirë.

Rrugët rurale në fshatin Panarit për në qendër të Njësisë Administrative Vithkuq janë të pa hapura. Po punohet për hapjen e tyre.

Bashkia Kolonjë:

Rrugët rurale në fshatin Pepellash për në qendër të Njësisë Administrative Mollas janë të pa hapura. Po punohet për hapjen e tyre.

Po punojnë 2 fadroma për të mbajtur të hapura rrugët rurale nga Njësia Administrative Qendër Ersekë për në fshatrat e kësaj njësie administrative.

Qarku Gjirokastër.

Njësi Administrative në qarkun Gjirokastër të bllokuara nuk ka.

Aksi rrugor Kolonjë – Golem në Nësinë Administrative Picar, në bashkinë Gjirokastër e kalueshme me zinxhirë.

Rruga Këlcyrë – Malëshovë – Leskaj – Limar vazhdon i bllokuar.

Rrugët rurale të fshatrave të tjerë kanë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Bashkia ka vënë në dispozicion një mjet fadromë për zhbllokimin e tyre.

Rrugët në Njësinë Administrative Zagorie, bashkia Libohovë, fshatrat Zhej dhe Lliar  të bllokuara.

Po punon një skrep për zhbllokimin e rrugëve në Njësinë Administrative Zagorie.

Rrugët rurale të fshatrave  Miçan, Vërçisht, Zavalan, Ogren të Nj. Ad. Frashër, bashkia  Përmet paraqesin vështirësi për shkak të borës dhe ngricave në lëvizjen e mjeteve (vetëm  me zinxhirë).

Po punohet me mjete borëpastruese  për zhbllokimin e rrugëve në Njësinë Administrative Frashër.

Furnizimi me energji elektrike bëhet normalisht në të gjitha njësitë e qarkut Gjirokastër.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet normal.

Procesi mësimor zhvillohet normalisht në të gjitha institucionet Arsimore të qarkut   Gjirokastër.

 

 

 

 

 

Etiketa: ministria e mbrojtjesRriget e bllokuarasituata ne qarqe


Ju sugjerojmë

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025
Aktualitet

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025

2 Gusht, 2025 9:20 am
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021
Aktualitet

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021

2 Gusht, 2025 9:16 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Gushti nis me temperaturë të lartë

2 Gusht, 2025 8:14 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

2 Gusht, 2025 8:01 am
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

Kodi i ri Penal,delegacioni i BE në Shqipëri: Ndryshimet,nuk janë në standardet e BE

1 Gusht, 2025 6:12 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK dërgon për gjykim gjashtë të pandehur

1 Gusht, 2025 4:10 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

1 Gusht, 2025 3:58 pm
Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës

1 Gusht, 2025 3:41 pm
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

1 Gusht, 2025 3:21 pm
Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë
Aktualitet

Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

1 Gusht, 2025 3:12 pm
Para
Olta Gixhari shpërthen në lot: Më paska marrë malli shumë

Olta Gixhari shpërthen në lot: Më paska marrë malli shumë

Vendimi i ri/ Nuk ka paqe për Tahirin, çfarë pritet të ndodhë me hetimin

Vendimi i ri/ Nuk ka paqe për Tahirin, çfarë pritet të ndodhë me hetimin

Fifi flet për momentet intime me Florin: Nuk e morëm vesh si doli video

Fifi flet për momentet intime me Florin: Nuk e morëm vesh si doli video
















TE FUNDIT

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025

Sa pasagjerë kanë hyrë nga Porti i Durrësit në 6 muajt e parë të vitit 2025
2 Gusht, 2025

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit janë përpunuar 241 490...

Lexo më shumë

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri që nga viti 2021
2 Gusht, 2025

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti,...

Lexo më shumë

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë

Droni luftarak nga Bjellorusia rrëzohet në territorin e Lituanisë
2 Gusht, 2025

Ushtria lituaneze ka gjetur një mjet ajror pa pilot që beson se ka hyrë në hapësirën e saj ajrore nga...

Lexo më shumë

Vendet arabe kërkojnë kalimin e Gazës nën autoritetin palestinez

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
2 Gusht, 2025

Për herë të parë, të gjitha vendet anëtare të Ligës Arabe janë bashkuar në një deklaratë të përbashkët ku i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com