Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rrugë drejt dritës”, filmi gjerman për elektrifikimin në Shqipëri

2019/04/09 at 8:48 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Rrugë drejt dritës”, filmi gjerman për elektrifikimin në Shqipëri

Një llambë që ndriҫon errësirën, një turbinë me filma të vjetër dokumentarë, dhe fjalët e një burri tëmoshuar: „Dikur thuhej një shprehje e Leninit, plus elekrifikimin kemi komunizmin. Nejse ajo në fakt nuk erdhi kurrë, ajo mbeti përrallore.”


Kështu nis filmi „Rrugë drejt dritës”, i regjisorëve Eckehardt Pistrick dhe Björn Rheinhardt. Film etnografik, që trajton temën e elektrifikimit në Shqipëri duke vënë përballë të kaluarën me të sotmen, propagandën glorifikuese të sistemit komunist dhe rrëfimet e sotme të elektricistëve, inxhinierëve dhe fshatarëve, që punuan fort në elektrifikimin e vendit në vitet 1965-1970. Shumica e personazheve kanë biografi të thyera. Puna dhe mundi i tyre sot është harruar. Në fshatra ka mungesë dritash. Disa duhet të vazhdojnë të punojnë për të mbijetuar, ndonjëri ka përfunduar i alkoolizuar. Rrëfimet e tyre në film alternohen vazhdimisht me sekuenca të dokumentarëve propagandistikë dhe lajmeve televizive mbi arritjet dhe heroizmin e popullit në periudhën e elektrifikimit.

Ekstremet nga postkomuzmi dhe sot

Zgjodhëm këtë temë, shpjegon njëri nga regjisorët, etnologu Eckehardt Pistrick: „për të reflektuar mbi gjëra, që tek ne janë bërë të vetëkuptueshme, kanë rënë në nivelin e normales. Në Shqipëri ka shumë ekstreme, nga postkomuzmi, gjen shumë raste dhe situata ekstreme, ku njeriu duhet të luftojë për të mbijetuar për të fituar paranë. Për syrin e një të huaji është interessante.”

Në vitin 1971 në Vaun e Dejës mbi lumin Drin u ndërtua me ndihmën kineze hidrocentrali Mao Ce Dung. Skena filmike nga arkivi sjellin në ekran ceremoninë madhështore të inaugurimit, ku udhëheqësi i atëhershëm Enver Hoxha pret me solemnitet shiritin në praninë e mijëra banorëve dhe ndërtuesve.

Po ana tjetër e medaljes? Jemi sërish në kohën e sotme. Kryetari i shoqatës për të drejtat e familjeve të përmbytura nga hidrocentrali thotë, se për ndërtimin e tij janë përmbytur 13 fshatra, „por siҫ ndodhte shpesh atëherë këtyre fshatrave nuk u është kompensuar toka”.

Direkt pas tij një 83 vjecar tregon me mllef se „zi e ma zi ka qenë, na kanë pru në kapanone të punëtorëve për të jetuar.”

Elektrifikimi i gjithë vendit, që përfundoi në vitin 1970 ishte një arritje e madhe për Shqipërinë. Në një kohë kur as Bullgaria dhe Çekosllovakia nuk e kishin kryer ende plotësisht elektrifikimin. Energjia elektrike do të arrinte në të gjitha fshatrat, kandili do të zëvendësohej me dritën, e cila trumbetohej me të madhe si drita e partisë. Përmes shtypit, filmit, arteve figurative i bëhej jehonë propagandistike kësaj arritjeje të madhe, me qëllim që sistemi të rriste simpatinë edhe ndikimin në popull.

Përsëri pamje filmike nga arkivi, festimi i festës së dritave në Malësine e Madhe.

„Deri në anën tjetër të malit mbërrinin tavolinat”, tregon në film dëshmitari i asaj kohe nga Shoshi. Ai dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë si janë njohur dhe dashuruar në këtë festë.

Hareja dhe gëzimi është i papërshkruar. Drita do t’u ndryshonte jetën njerëzve në zonat malore, do t’u hiqte kandilin, do t’u hapte horizontin e do t’i lidhte me botën.

Por këtu ka edhe diҫka tjetër. Çfarë ndodhi me njeriun, me fshatarësinë në këto punime, me kushte teknike gati inekzistente? Elektrifikimi i afro 1800 fshatrave u realizua me moblizim masiv me punë vullnetare. „E kena mbajt gjithҫka në krah”, tregon sot malësori nga Shoshi.

Dokumetari arkivor me zërin patetik të spikerit, që ngre lart heroizmin e punës kolektive vullnetare, shfaq pamje, që tregojnë fshatarë të vënë në rradhë, që me përpjekje të mundimshme ҫojnë përpara në monopatet, ku nuk shkon makina, shtylla betoni duke i mbajtur mbi supe.

A ishte njeriu i ҫeliktë? Elektrifikimi i vendit u krye në kohë rekord brenda një plani ambicioz pesëvjecar 1965-1970, madje para afatit , pa ҫka se kërkonte sakrifica, ndoshta edhe dëmtim fizik të njerëzve.

„Burri punonte 18-20 orë për elektrifikimin”- rrëfen e gruaja e një tjetër personazhi në film – „punë të rendë në ҫdo lloj moti, unë kisha frikë për të”. Një punë jo e parrezikshme ajo e elektricistëve në lartësitë marramendëse në shtyllat e tensionit të lartë. Por familja e elekricistit, që ka punuar me vetëmohim për të sjellë dritën, sot nuk ka sa duhet para për të paguar faturat e rrymës. „Drita duhet paguar, por kur nuk e paguan biznesmeni…. Ndërssa unë kam shitur lopën dhe i kam paguar.”

Ajo që i dhëmb është shkatërrimi i punës së bërë me mundim e sakrificë, dëmtimet në sistemin e rrjetit elektrik: „Diҫka për të cilën të duhet kohë e gjatë për ta bërë, mund ta shkatërrosh për një moment”, thotë me keqardhje ai.

Utopia e zhvillimit

Krahas mungesës në fshat filmi sjell pamjet e dritave të panumërta në eventet festive në kryeqytet e qytete. „Ne dhe disa shtëpi të tjera këtu në luginë nuk kemi pasur kurrë dritë, tregon një familje, që paraqet një gjenerator primtiv me ujë, të cilin e ka ndërtuar djali, emigrant i kthyer nga Greqia, për të bërë dritë. A nuk ka shkuar drita kurrë në disa shtëpi të vetmuara? „Do shumë Shqipëria që të bëhet si bota. Politikanët duan të hanë vetëm për vete, nuk mendojnë aspak për popullin e varfër. Ne vuajmë e s’fitojmë gjë”; thotë gruaja. Gjurmët e vuajtjes dhe të mungesës vihen re tek këto njerëz, në fshatrat që përballen me mungesa të furnizimit me energji.

Pamjet bardh e zi të dokumenteve historike dhe ato shumëngjyrëshe të rrëfimeve të personazheve ndajnë qartë të kaluarën dhe të tashmen në filmin „Rrugët drejt dritës” që është një histori mbresëlënëse ndërmjet fiction-it, realitetit dhe propagandës.

„Ne këtë film kemi dashur të ballafaqohemi me utopinë e zhvillimit, me atë se ҫfarë sjell apo nuk sjell zhvillimi në nivelin rural dhe në atë individual. Ai është në të njëjtën kohë edhe një ballafaqim me të shkuarën, si reflektojnë shqiptarët ndaj komunizmit ndaj arritjeve të komunizmit dhe me idealizimin e këtyre arritjeve”, shpjegon regjisori i filmit Eckehard Pistrick. Filmi u shfaq në fundjavë në Këln në kuadrin e serisë filmike me titull „Trashëgimia vizuale e komunizmit – ballafaqime filmike”, një bashkëpunim i Filmclub 813 me Shoqatën e Evropës Juglindore. Për herë të parë filmi u shfaq vitin e kaluar në “16th edition of Tirana International Film Festival”. Shfaqja në Köln ishte premiera e këtij filmi në Gjermani./DW

Etiketa: elektrifikimi ne shqiperifilmi gjerman


Ju sugjerojmë

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
Bota

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

7 Shtator, 2025 11:28 am
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
Bota

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

7 Shtator, 2025 10:46 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim
Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

7 Shtator, 2025 9:45 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu
Bota

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

7 Shtator, 2025 9:05 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 7:42 am
Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
Para
Si trajnohen në timon agjentët e Shërbimit Sekret amerikan

Si trajnohen në timon agjentët e Shërbimit Sekret amerikan

Shkarkohet kryetari i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Shkarkohet kryetari i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Nis prishja e banesave në Bregun e Lumit, 3 banorë të lënduar

Nis prishja e banesave në Bregun e Lumit, 3 banorë të lënduar
















TE FUNDIT

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
7 Shtator, 2025

Rreth 1,400 katolikë të veshur me veshje ylberi dhe me kryqe në dorë kanë marrë pjesë në pelegrinazhin e parë...

Lexo më shumë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
7 Shtator, 2025

Rusia ndërmori sulmin më të fuqishëm në kryeqytetin e Ukrainës që nga nisja e luftës. 805 dronë dhe 13 raketa...

Lexo më shumë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
7 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar të identifikuar si Enea Zeqiri, pasi mbajti me forcë një 15-vjeçare dhe ushtroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com