Një 27 – vjeçar nga Mali i Zi humbi jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në superstradën Lezhë – Milot. Aksi Fushe Kruje-Milot-Lezhe, ne zhargon quhet rruga e vdekjes per shkak se shenohet numri me i madh i aksidenteve.
Viktima është Gazmir Mustafiç, ndërsa të plagosura mbetën dy gra nga Ishull – Lezha.
Sipas policisë, shkak i aksident është bërë dalja e parregullt në rrugën kryesore e një automjeti tip Audi, që drejtohej nga 30 – vjeçari Albert Delaj.
Nga hetimet paraprake, ai ka rezultuar në gjendje të dehur, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.